“Shiroka kishte skuadrën e vet të futbollit, u ndesh me Juventusin…”, Ardian Ndreca zbulon një “grimcë” nga historia e Shkodrës

Historia e Shkodrës ka nevojë jo vetëm të zbulohet por edhe të dokumentohet. “Grimca” të saj, pasqyrohen herë pas here, duke ngjallur krenarinë e ligjshme për të gjithë shkodranët e shqiptarët. Studiuesi dhe hulumtuesi i njohur Ardian Ndreca, ka sjellë me pak rreshta, një “grimcë” shumë interesante që lidhet me sportin më të dashur të shqiptarëve, futbollin.


“Në gjysmën e dytë të viteve ’20 Shiroka kishte skuadrën e saj të futbollit të quejtun “Skuadra e Liqenit”, e pajisun me fanela dhe këpucë prej tregtarit Zef Koka, i cili për shkak të miqsisë familjare kishte mbërrijte me ia mbushë mendjen edhe yllit të “Juventusit” (tjetër skuadër shkodrane e kohës), Pashko Koliqi me luejt disa ndeshje me Shirokën. Ndër dy lojtarët ma të mirë të “Skuadrës së Liqenit” ishin Matia i Taros dhe Digiliqi.”, shkruan në një publikimin në Facebook Ndreca. /ShkodraWeb Media/

ShkodraWeb Channel