Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Ekonomia

SHIFRAT/ Shqiptaret komuniteti i te huajve me numrin me te madh te punesuareve ne Itali

ShkodraWeb 3 December, 2017
hartaItaliseEmigr

Shqiptarët janë komuniteti më i madh i huaj në forcën puntore të Italisë. Instituti italian i Sigurimeve Shoqërore raportoi se aktualisht në Itali janë 250 mijë shqiptarë të punësuar në mënyrë të rregullt, të cilët paguajnë taksa dhe sigurimet shoqërore.

Sipas të dhënave, pas shqiptarëve në vendin e dytë për nga numri i të punësuarve, renditen marokenët me 225 mijë të punësuar dhe në vendin e tretë renditet shtetasit kinez me 203 mijë të punësuar.

Por përveçse përbëjnë numrin më të madh të të punësuarve, shqiptarët janë dhe një nga komunitetet e huaja me fuqinë më të madhe ekonomike në Itali. Sipas Fondacionit “Leone Moresa”, shtetasit shqiptarë që punojnë në Itali, raportojnë mesatarisht 3.5 deri në 3.7 miliardë euro të ardhura në vit.

Kjo shifër është saktësisht sa gjithë buxheti i shtetit ose sa 30 për qind e prodhimit kombëtar të shqipërisë. Emigrantët janë një burim i rëndësishëm ekonomik, jo vetëm për vendin pritës, ku kontribojnë në prodhimin kombëtar dhe arkën e shtetit përmes taksave, por edhe atë të origjinës.

Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, në dhjetë vitet e fundit, emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë kanë dërguar mbi 7 miliardë euro pranë familjeve të tyre në Shqipëri. Pjesa dërrmuese e tyre ka ardhur nga vetëm dy vende, Italia dhe Greqia, ku gjendet dhe numri më i madh i shqiptarëve të emigruar. /tch/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Presidenti Meta takim me personat me aftësi të kufizuara: Më tepër vëmendje ndaj kësaj shtrese
Artikull pas: LISTA/ Kush janë 40 familjet e lidhura me krimin në Shkoder dhe ne Shqipëri?

TË FUNDIT

numerim leke 2025
  • Ekonomia

INSTAT – Lezha dhe Shkodra, 2 qytetet me pagat mesatare më të ulëta në vend, Tirana me më të lartën

ShkodraWeb 13 October, 2025
pensionist ne pune 2025
  • Ekonomia

STATISTIKAT – Ikin të rinjtë, punojnë pensionistët, rritet me 7.5% angazhimi i tyre nga vitit 2023…

ShkodraWeb 20 August, 2025
Tatimet-Shkoder
  • Ekonomia

Kalon në pronësi të Bashkisë Shkodër objekti “Godina Tatim Taksa Shkodër”, ja për çfarë do të përdoret

ShkodraWeb 23 July, 2025

TË FUNDIT

  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

elvis shkambi astrit kalaja 2025
  • Aktualitet

LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja…

ShkodraWeb 10 November, 2025
salianji konference
  • Kryesore

NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë

ShkodraWeb 10 November, 2025
berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.