Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Sherret e ministrave ‘teknike’ te PD me zevendesministrat socialiste (emailet)

ShkodraWeb 19 August, 2017
mintek
Ministrat teknikë të emëruar nga PD-ja dhe zëvendësministrat apo drejtuesit e administratës, gjatë muajve të bashkëqeverisjes, janë përfshirë në debate të forta brenda tyre. “Panorama” ka siguruar sherrin me e-maile që ka zhvilluar ministrja e Financave, Helga Vukaj me zv.ministren Irena Beqiraj dhe kabineti i ministres me drejtuesit e Tatim-Taksave.
Ministrja Vukaj, në e-maile, ka akuzuar Sekretaren e Përgjithshme, Geraldina Prodani, në shkeljen e urdhrit të saj për moslejimin e drejtuesve të Financave për t’u larguar jashtë vendit pa e vënë në dijeni.
Ndërkohë që zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj është përplasur me zv.kryeministren Ledina Mandija për rolin e ministres Vukaj, për të cilën është shprehur se është e paaftë për të drejtuar ministrinë.
Nga konflikti i vazhdueshëm, ministrja Vukaj i ka dërguar dhe një letër konfidenciale kryeministrit Rama, të cilit i ka renditur shqetësimet dhe pengesat që i kanë ngritur zv.ministrat dhe administrata tatimore.
“Mungesa e bashkëpunimit arrin deri në mbajtjen peng të të dhënave të numrit të gjelbër të denoncimeve të ardhura që nga data 25.05.2017, apo me fshehjen e informacioneve të tjera, mungesa e njohjes, e cila cenon rëndë arkën e shtetit dhe interesin publik.
Është papërgjegjshmëri që këta zyrtarë shteti arrijnë deri aty sa të konsiderojnë “sekret” dhe vazhdimësinë e axhendës së ministrit apo pjesëmarrjen e tij si autorizuar i Qeverisë dhe shtetit shqiptar në strukturat e larta drejtuese me efekt vendimmarrje në emër e për llogari të interesit publik.
Mungon bashkëpunimi dhe kjo është kthyer në fenomen. Situata bëhet dhe më e papranueshme për shkak të qëndrimeve arrogante, jashtë çdo norme etike, morale dhe qytetare. Vërejmë me shqetësim të thellë që zv.ministrja Irena Beqiraj dhe sekretarja znj. Prodani, po shantazhojnë punonjësit e aparatit të ministrisë duke u kërkuar atyre që të mos japin asnjë lloj informacioni për Kabinetin e Ministrit, me fjali të tipit:
“Do rikthehemi sërish me datë 27 qershor”. Kontrollohet në mënyrë abuzive gjithë posta hyrëse dhe dalëse e ministrit. Zoti Kryeministër, kërkojmë nga ana juaj ndërhyrjen e menjëhershme”, thuhet në letrën e ministres Vukaj. /panorama/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Grabiten dy turiste te huaj- burre e grua, u merren me dhune 700 euro dhe nje celular
Artikull pasardhës: ‘Tekniket” ndryshojne mendje, Mandija: Jemi ne detyre deri me qeverine e re

TË FUNDIT

balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
agaci guri 2026

MINUTA E FUNDIT – Largohet me dorëheqje Ëngjëll Agaçi, Rama ndryshon edhe shefen e kabinetit…

ShkodraWeb 13 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.