Skip to content
4 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Sport

“Shenjat e para i ndjeva pas miqësores me…”, kapiteni i Vllaznisë:: E prisja të isha infektuar me koronavirus…

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

2

Vllaznia po kalon ditë ankthi, pasi “COVID-19” ka prekur lojtarët kuqeblu. Një prej tyre është kapiteni Erdenis Gurishta, i cili prej tetë ditësh është në regjim shtrati, duke zbatuar këshillat e mjekëve. Duke qenë jashtë fushave të stërvitjes, lojtari shkodran është rënduar psikologjikisht. Megjithatë, më e rëndësishme në këtë moment është fakti se gjendja e tij është e stabilizuar dhe pa ndonjë problem shqetësues.

Dje mbrojtësi shkodran ka rrëfyer ekskluzivisht për “Panorama Sport” ndjesitë e kësaj periudhe të pazakontë për të. Nga momenti kur nuk u ndje mirë dhe deri tek dita kur mësoi se kishte rezultuar pozitiv . “Isha i përgatitur për të pritur përgjigjen që nuk dëshiroja, pasi një doktor pasi më kontrolloi, më tregoi se me 90 % isha i prekur me Koronavirusin”, tregon ndër të tjera Gurishta.

Erdenis, kur i ndiet shenjat e para të koronavirusit dhe çfarë menduat?

Shenjat e para ishin pas ndeshjes miqësore që zhvilluam me Kukësin një javë më parë. Kisha temperaturë dhe dhimbje koke. Në fakt, mendova se do të jem ftohur, por me kalimin e ditëve kisha kollë të thatë dhe humbje të shijes. Aty mendova vërtet se mund të jem i infektuar me “COVID”.

Ku mendoni se mund të jeni infektuar, e keni një ide?

Duke qenë se jemi në kontakt çdo ditë më shumë njerëz apo edhe në lëvizje, të them të drejtën nuk e kam idenë se ku mund të jem infektuar. Jemi në një moment ku virusi është përhapur shumë, prandaj dhe nuk di çfarë të them ose më saktë ku mund të jem infektuar.
kukesi

Si ishin ditët kur prisje përgjigjen e tamponit?

Të them të drejtën, pasi bëra tamponin, shkova bëra edhe një grafi. Doktori më tha që 90 % je i infektuar me “COVID-19”. Pra, përpara se të më njoftonin, unë isha i përgatitur për përgjigjen që do të merrja. Në këto kushte, më lajmëruan se kisha rezultuar pozitiv.

A ndiheshit i frikësuar?

Isha i frikësuar vetëm për pjesën e familjarëve, sepse duke jetuar në një shtëpi, mendoja se do të infektoheshin dhe pjestarët e tjerë. Personalisht nuk kisha ndonjë frikë.

Po në momentin që ju komunikuan se rezultuat pozitiv, cili ishte reagimi?

Siç e thashë edhe më sipër, unë e prisja të isha pozitiv, sepse kisha shumë shenja që janë simptoma të Koronavirusit. Normalisht që nuk u ndjeva mirë, por tani besoj se më e keqja ka kaluar.

Aktualisht si është gjendja juaj shëndetësore?

Për momentin jam duke marrë disa ilaçe dhe gjendja ime po përmirësohet. Besoj dhe shpresoj se për pak ditë do të jem totalisht mirë dhe i gatshëm për të vazhduar stërvitjen.

Kur parashikoni se mund të ktheheni në fushë?

Pavarësisht se ne futbollistat nuk jemi mesuar të qëndrojmë asnjë ditë pushim dhe kjo periudhe po më duket shumë e gjatë pa stërvitje, mendoj se shëndeti është para sportit në këto momente. Shpresoj që javën tjetër do të jem i gatshëm të rifilloj stërvitjen, sapo të kryej 14 ditët e detyrueshme për karantinimin. /Intervistoi: Admir URUÇI/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë 7 tetor 2020…
LAJM PAS: Mëngjesi nis me një aksident fatal, makina përplaset me bordurën, ndërron jetë 26 vjeçari…

TË FUNDIT

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • Aktualitet

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…

7 hours ago
“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • Kryesore

“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar

8 hours ago
“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • Kryesore

“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…

12 hours ago

TË FUNDIT

  • Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • “Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • “Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit
  • “Krijoni struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët”, Imzot Massafra mesazh politikës në Ditën e Parë të Jetës
  • Vllaznisë i mjafton një barazim për të kaluar në Kupën e Shqipërisë, gjen Partizanin në turin tjetër…

TË FUNDIT

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • Aktualitet

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…

7 hours ago
“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • Kryesore

“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar

8 hours ago
“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • Kryesore

“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…

12 hours ago
VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit
  • Kryesore

VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit

13 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.