SHBA sulm ajror Shtetit Islamik, vritet lideri lokal i ISIS

Një lider lokal i grupit ekstremist të Shtetit Islamik dhe disa komandantë të tij janë vrarë nga një sulm ajror amerikan. Sulmi u bë para tri ditësh, vrau Abdul Rahman, i cili ishte identifikuar nga ushtria amerikane si shef provincial i Shtetit Islamik në Irak dhe në Khorasan të Sirisë. Tre pjesëtarë të njohur të degës ISIS-K janë në mesin e të vrarëve në sulmin në luginën Peç, në provincën lindore, Kunar.

“Vrasja e Abdul Rahmanit paraqet edhe një tjetër goditje për lidershipin e lartë të grupit ISIS-K”, tha gjenerali amerikan, John Nicholson, që është komandant ushtarak amerikan në Afganistan./shqiptarja/