Skip to content
4 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Politika

“Shaka pa kripë” apo dorëheqje e nxituar në momentin e papërshtatshëm dhe që nuk u pranua nga kryeministri?

ShkodraWeb 2 weeks ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

709

Largimi nga pozicioni i drejtueses politike të qarkut të Shkodrës nga PS- ja disa javë më parë, evidentoi se Edona Bilali, nuk i kishte “punët” mirë me kryetarin e PSSH- së. Përndryshe, pse duhej të zëvendësohet pak muaj para fushatës zgjedhore nga Eli Spiropali në krye të strukturës socialiste të qarkut Shkodër.

Pas pasdreke, me shpejtësi rruge u shpërnda një “letër dorëheqje” që Edona Bilali i paska dërguar kryetarit të PSSH- së dhe kryeministrit Edi Rama. Me të njëjtën shpejtësi rrufe, pak minuta më pas, “vesh më vesh” u shpërnda lajmi se dorëheqja e Edona Bilalit si ministre e Sipërmarrjes, është lajm i pavërtetë.

Edona Bilali nuk është një nga ministret më të rëndësishme apo edhe të anatemuara të qeverisë “Rama 3”. Rasti i parë dhe i vetëm, të paktën i bërë publik dhe invetiguar, është ai i “start-up- eve”, i cili duket se u shua bashkë me largimin nga një media e emisionit investigativ që e ngriti publikisht si çeshtje. Pse dikush/disa duhej të ngrinin “skenar” në kuptimin e “shakasë pa kripë” për ministren Bilali?!

Pak javë para zgjedhjeve të 25 prill 2021 deri pak javë më parë kur u shkarkua si drejtuese politike e PS- së në qarkun Shkodër, Edona Bilali mund të thuhet se kishte ndikim vetëm në këtë rajon. Ndikim, i cili u pa me sy jo shumë të mirë në jo pak raste nga struktura  por edhe socialistë të thjeshtë shkodranë. Të jetë nisur nga ky drejtim edhe “letra e dorëheqjes” së Bilalit? Mbase, por përse tani, pse jo pak ditë apo javë pasi u largua si drejtuese politike?!

Ata që e njohin apo kanë punuar nga afër me Bilalin thonë se ajo shpesh herë ka marrë e merr vendime të forta, ndoshta të momentit. A mund të ketë qenë edhe sot një vendim i tillë?! Mos vallë ka qenë një “dorëheqje e nxituar”, pa u konsultuar dhe në momentin më të papërshtatshëm, në prag të zgjedhjeve të 14 majir 2023?! Apo është “provë gjenerale” që paralajmëron…?! Janë thjesht dhe vetëm hamendësime. Ndërsa ministrja Edona Bilali, ka nxituar që përmes mediave, të përgenjeshtrojë dorëheqjen që i atribuan sot. “Fake news i radhës, ndërkohë ne vijojmë punën!”, shkruan ajo në facebook.

Në fakt, lajm që kishte si zanafillë media të mirënjohura, të cilat me gjasë, nëse duan, përmes burimit nga u ka ardhur “deklarata e dorëheqjes”, mund të hedhin më shumë dritë mbi “skenarin”. Lajmi në fakt, u shpërnda fillimisht nga media fare pranë mazhorancës aktuale. Më poshtë, teksti i “dorëheqjes” së ministres Edona Bilali.

Letra drejtuar kryeministrit

Përshëndetje Kryetar,

Ju lutem pranoni këtë letër si njoftim për dorëheqjen time nga pozicioni i ministres sot me datën 19/01/2023.

Duke falënderuar qeverinë dhe kryeministrin për besimin e dhënë në punën time si ministre në këto ditët e qeverisëse. “Ka qenë një eksperiencë, mjaft mbresëlënëse periudha në krye te ministrise. Arsyet janë tërësisht personale. Si një qytetare e përgjegjshme, nuk mund të ja lejoja vetes këtë vendim në një moment tjetër. Gjej rastin që të shpreh mirënjohje e falenderim për Partinë Socialiste dhe kryeministrit për aftësitë e mia duke më bërë pjesë e kësaj mazhorance. Ka qenë nder e privilegi të isha pjesë e këtij kabineti qeveritar.

Kjo vendimmarrje e imja nuk e vë aspak ně besim bindjen time tek ky kabinet qeveritar per seriozitetin që kanë marrë kundrejt shqiptarëve për të përmbushur premtimet e bëra. Më vjen keq nëse kam zhgënjyer ndokënd me këtë vendim por të qenit ministre kërkon angazhim dhe kohë. Eksperienca që pata edhe në fushatën elektorale është mbresëlënëse edhe rezultatit të arritur. Në çdo rast të gjitha angazhimet e mia publike janë mirëkuptuar dhe i falenderoj për këtë.

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: VIDEO – “Situata e menaxhueshme”, prefektja Angoni dhe deputeti Beci inspektojnë zonat e përmbytura në Shkodër
LAJM PAS: “Marrim apo jo pjesë në zgjedhje, e përcaktojnë shqiptarët dhe jo ne”, Berisha paralajmëron: Nuk bëjmë atë që bëmë me 6 mars

TË FUNDIT

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • Aktualitet

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…

6 hours ago
“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • Kryesore

“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar

8 hours ago
“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • Kryesore

“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…

12 hours ago

TË FUNDIT

  • Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • “Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • “Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit
  • “Krijoni struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët”, Imzot Massafra mesazh politikës në Ditën e Parë të Jetës
  • Vllaznisë i mjafton një barazim për të kaluar në Kupën e Shqipërisë, gjen Partizanin në turin tjetër…

TË FUNDIT

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • Aktualitet

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…

6 hours ago
“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • Kryesore

“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar

8 hours ago
“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • Kryesore

“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…

12 hours ago
VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit
  • Kryesore

VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit

12 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.