Ka mjaftuar një shaka në Facebook ditën e djeshme, që të gjithë të mendonin se politikani kosovar Rexhep Gërbeshi kishte ndërruar jetë. Shumë prej të afërmve dhe miqve të tij menduan se kishte vdekur vërtet dhe filluan të postonim pafund mesazhe ngushëllimi.
Postimet plot dhimbje për mikun dhe ish-kandidatin e AAK-së për Asamblenë e Prishtinës kanë mbushur Facebook-un dhe ngatërresa e nisur prej dikujt ka marrë përmasa të frikshme. Madje shume miq kanë shkuar në shtëpinë e politikanit për ngushëllim, duke bërë që Gërbeshi t’i dalë vetë për zot situatës.
Ai ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka shkruar se: “Familjarë, miq, shokë, dashamirë. Ju njoftoj se një postim në Fb nga një koleg, gabimisht, postimi është i gabuar. Ju përshëndes, sinqerisht i juaji Rexhep Gerbeshi.”