Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Seanca e pare e Kuvendit te ri, a do ta drejtoje Berisha seancen e pare…?!

ShkodraWeb 30 August, 2017
Seanca e parë parlamentare për legjislaturën e re do të mblidhet më 9 shtator, në orën 10.00. Presidenti Ilir Meta dekretoi këtë datë për parlamentin e ri të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe që i hap kështu rrugë nisjes së legjislaturës së 9. Pikërisht data 9 shtator, shënon mbarimin e mandatit të parlamentit aktual për mbledhjen e deputeteve të rinj. Sipas Rregullores së parlamentit, në datën 9 shtator, e vetmja detyrë e deputeteve është ngritja e komisionit për verifikimin e mandateve, i cili ka dy ditë afat për të verifikuar mandatet e deputetëve të rinj. Në seancën pasardhëse, deputetët bëjnë betimin dhe zgjedhin Kryetarin e Kuvendit, i cili sipas vendimit të maxhorancës socialiste do të jetë Gramoz Ruçi. Ditën e konstituimit të parlamentit, Presidenti i Republikës Ilir Meta dekreton kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili rikthehet në parlament për të shpallur programin e qeverisë. Në 2013 debati për programin e qeverisë Rama ka zgjatur dy ditë, e nëse edhe do të ndiqet i njëjti skenar më 15 shtator, Shqipëria do të ketë në detyrë qeverinë e re.
Gjithashtu, Kushtetuta parashikon që kjo seancë e parë të drejtohet nga deputeti më i vjetër, i cili është ish-kryeministri Sali Berisha. Burime për “Gazeta Shqiptare” pranë ish- kryeministrit bëjnë me dije se as këtë herë z.Berisha nuk do të pranojë drejtimin e seancës së parë plenare, gjithsesi mbetet për t’u parë deri me datën 9 shtator. Kujtojmë që katër vite më parë, drejtimin e seancës e mori Namik Dokle, si deputeti më i vjetër pas Berishës. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në seancën e 9 shtatorit.
Parlamenti i ri, i dalë nga 25 qershori, këtë herë ka si deputetë Edi Ramën, Sali Berishën dhe kreun e opozitës Lulzim Basha, por nuk ka Ilir Metën. /shqiptarja.com/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MANUALI/ PS percakton te drejtat dhe detyrat e cdo deputeti, miratohen ne shtator
Artikull pasardhës: Deputeti demokrat ironizon ambasadorin Lu: Kush i uron ministrat qe vjedhin…

TË FUNDIT

gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
salianji vlore

VIDEO – “Opozita nuk duhet të funksionojë si një’ klub i mbyllur shokësh’”, Ervin Salinji kritika Berishës nga Vlora

ShkodraWeb 8 March, 2026 0
ditmir bushati ramir haderi 2026

Socialistët polemika edhe për ngjyrën e shkollave, Ramir Hadëri i përgjigjet ish- ministrit Ditmir Bushati

ShkodraWeb 8 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.