![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2019/03/tahiri-gjykate-21-mars.jpg?x28643)
Ish- ministri i brendshëm Saimir Tahiri do të jetë përsëri para “togave të zeza”. Ai do të jetë i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia, i cili në seancën e rradhës pritet ti drejtorjë gjykatës një kërkesë. I bindur se kjo çështje do të kalojë për gjykim, avokati Haxhia do të bëjë një lëvizje. Ai ka paralajmëruar kërkesën për gjykim të shkurtuar të klientit të tij. Kjo bëhet për dy arsye: Për “ekonomi gjyqësore” pasi çeshtja do të shqyrtohet vetëm mbi provat e faktet e mbledhura deri tani si dhe, në rast shpallje fajtor të ish- ministrit Saimir Tahiri, klienti i tij përfiton ulje me 1/3 e dënimit që do ti japë gjykata.
Ne paraqitjen e fundit ne Gjykatën për Krime të Rënda, teksa seanca deshtoi, a avokati Makism Haxhia, në një prononcim për mediat la të hapur mundësinë për të kërkuar gjykim të shkurtuar. Shqyrtimi i hetimeve të Prokurorisë do të bëhet sot më 26 mars, pasi seancen e shkuar nuk ishin njoftuar 3 të hetuarit e tjerë, ish-policët Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, që ndodhen në arrati prej më shumë se një viti.