“S’ ka shans të ndalohen memet me ligj”, Rama ironizon kerkesën e Ministrisë së Drejtësisë…

Kryeministri Edi Rama reagon pas propozimit të Ministrisë së Drejtësisë për ndëshkimin me burg të atyre që bëjnë mëmë.


Rama shkruan me ironi në rrjetë sociale se ky lajm ka revoltuar ca analiste, ndërsa thekson se nuk ka shans që të ndalohen memet.

Reagimi i Rames:

Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar!

Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!


ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel