Skip to content
4 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

SPAK nuk i ndahet ish- kryeprokurorit Llalla, pas kerkesës së bërë, GJKKO i sekuestron 5 pasuri…

ShkodraWeb 2 years ago

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në kuadër të proçedimit penal nr.65 viti 2019, ka rregjistruar hetimin pasuror me nr.11 viti 2020, për pasuritë në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla, ish- Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera, bazuar në kërkesat e ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për sekuestrimin e pasurive në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla.

Me vendimin me nr.19, datë 23.11.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është vendosur masa pasurore e sekuestrimit të pasurisë për pasuritë e paluajtshme të shtetasit Adriatik Llalla, si më poshtë vijon:

Pasuria e paluajtshme nr.39/146-ND+1-21, zona kadastrale nr.8518, e llojit apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës, blerë me kontratën nr.432 Rep dhe nr.221 Kol, datë 19.03.2012;

Pasuria e paluajtshme nr.64/40, zona kadastrale nr.3091, volume 3, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², blerë me kontratën nr.972 Rep dhe nr.546 Kol, datë 05.12.2016;

Pasuria e paluajtshme nr.64/61, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 198, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.316 Rep dhe nr.187 Kol, datë 15.03.2017;

Pasuria e paluajtshme nr.64/62, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 199, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.315 Rep dhe nr.186 Kol, datë 15.03.2017;

Pasuria e paluajtshme nr.64/58, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.573 Rep dhe nr.376 Kol, datë 15.05.2017;

Hetimet pasurore janë në vazhdim dhe ende nuk kanë përfunduar. Masa e sekuestrimit të pasurive të paluajtshme në këtë rast është vendosur duke u bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 dhe kjo masë parandaluese është autonome nga proçesi penal që është duke u zhvilluar ndaj shtetasit të mësipërm. /Njoftimi i SPAK/

Continue Reading

Previous: “S’ ka shans të ndalohen memet me ligj”, Rama ironizon kerkesën e Ministrisë së Drejtësisë…
Next: Ndahet nga jeta drejtuesi i parë i Drejtorisë Arsimore i pas diktaturës në Shkodër, lamtumirë Besnik Bekteshi!

TË FUNDIT

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…
  • Aktualitet

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…

2 hours ago
EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…
  • Kronika e zezë

EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…

2 hours ago
NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…
  • Aktualitet

NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…
  • EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…
  • NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…
  • VIDEO – Sërish dedikim për Kiarën…Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë…
  • “Ai s’është anëtar i Partisë Socialiste”, flet xhaxhai i Benet Becit: Thjesht është një qytetar shkodran me ndjesinë e shkodranit
  • DOKUMENTE – Gafa e gjykatës, denoncon gazetari: Saimir Tahiri në “arrest shtëpie” në banesën e shitur që në 2019- ën

TË FUNDIT

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…
  • Aktualitet

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…

2 hours ago
EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…
  • Kronika e zezë

EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…

2 hours ago
NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…
  • Aktualitet

NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…

3 hours ago
VIDEO – Sërish dedikim për Kiarën…Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë…
  • Kryesore

VIDEO – Sërish dedikim për Kiarën…Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.