Shkruan në Facebook Klomentina Drini, kandidate e PD- së për Bashkinë Vau- Dejës: Zoti NONGRATA!
Pavarësisht furisë së pritshme të sulmeve të paimagjinueshme ndaj meje, po të sqaroj:
Unë jam Klomentina DRINI!
Jam PRO AMERIKANE
Jam PRO EUROPIANE
Jam PRO MBRETËRISË
Nuk bashkëpunoj me persona NONGRATA.
Koha dhe veprat e kanë vërtetu qëndrimin tim! Unë jam historikisht me Partinë Demokratike!
Partia Demokratike, nuk është një parti Kryetari që qon ujë në mulli të Ilir Metës, por një PD vlerash, e hapur për të gjithë ata që ndajnë të njëjtat ide dhe parime të djathta, me orientim qartësisht të fortë pro amerikan, pro perëndimor, me një program modern, vizion e thjeshtësi duke përfshirë në rradhët e veta gjithkënd që ndan të njëjtat interesa dhe filozofi politike.
Theksoj se pjesmarrja ime në garë elektorale është e vendosur dhe ska bashkëpunim apo presion që më kthen pas!
Do të përfaqësoj me dinjitet vlerat e Partisë Demokratike dhe të gjithë Demokratëve në Bashkinë Vau Dejës.
Demokratët e kan vendin në Shtëpinë e tyrë, në Partinë Demokratike!