Kur duhen edhe pak më shumë se 40 ditë nga fillimi i Botërorit në kopshtin zoologjik të Samaras në Rusi është zgjedhur orakulli i këtij kompeticioni. Mes majmunit, pulës, dhelprës, gamiles, qelbësit, pitonit, është zgjedhur dhia ruse ‘Zabijaka’.
Ajo më pas bëri edhe parashikimin për fituesin e kompeticionit më të lavdishëm futbollistik. “Zabijaka kishte si mundësi zgjedhjeje, Rusinë, Francën, Argjentinën, Belgjikën, Gjermaninë dhe Brazilin”, tha zyra e shtypit e parkut zoologjik të Samaras.
Mes këtyre përfaqësueseve ‘Zabijaka’ ka zgjedhur si fituese Belgjikën e Hazard dhe De Bruyne.