Nje shtetas 55- vjecar eshte ne gjendje te rende, pasi ka rene nga nje lartesi relativisht e madhe. Ngjarja ka ndodhur ne Puke dhe referohet nga policia, bashke me informacionin qe shtetasi eshte ne gjendje te rende ne spital. “Më datë 28.11.2017, në qytet, te nje karburant, nje punëtor pastrimi duke punuar, aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi A.F, vjeç 55, banues në fshatin Dedaj, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton zyrtarisht policia.