
Shkelzen Berisha, djali i ish- kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar pas polemikave në rrjet në mes këngëtares Rezarta Shkurta dhe babait të tij. Emri i Shkelzen Berishës është permendur direkt nga Shkurta, duke e akuzuar rëndë lidhur me ngjarjen e Gerdecit. Në përgjigjen e tij, Shkelzen Berisha paralajmëron padi në gjykatë për Shkurtën, duke akuzuar kreun e grupit parlamentar të PS-së Balla dhe bashkëshortin e këngëtares Ermal Hoxha. Madje, ai shprehet se Shkurta do të ketë “radhën për të “kënduar” para gjykatës”.
“Pas të akuzuarit për trafik droge (Tahirit), pas mikut të trafikantit të drogës (Ballës), radhën për të “kënduar” para gjykatës do e ketë partnerja e trafikantit të drogës”, është ky reagimi i Shkëlzen Berishës, që duket se vjen si përgjigje pas akuzën që iu bë një ditë më parë nga Rezarta Shkurta.
Më herët Rezarta Shkurta iu përgjigj një postimi të bërë nga Sali Berisha, ku etiketohej burri i saj, Ermal Hoxha, ndërsa këngëtarja ndër të tjera shkruante drejtuar ish-kryeministrit, që të mos merret me nipin e Enverit, por me djalin e tij, që sipas saj ka vrarë qindra fëmijë në Gërdec, dhe nuk ka bërë një ditë burg.
Ndërkohë sot në një postim të bërë në Facebook, Shkëlzeni ka lënë të kuptohet se do të ngrejë padi kundër këngëtares Shkurta, pas deklaratës së kësaj të fundit.