
Tashmë nuk ka asnjë dyshim. Trupi i pajetë i gjetur rreth 2 kilometër larg nga Rinasi, i përket Aadmir Muratajt. Ka qenë bashkëshortja e tij, e cila ka bërë identifikimin e bashkëshortit në morgun e Tiranës. Bashkë me të, ka qenë edhe vëllai i Admir Murataj.
Mediat greke e konfirmuan që natën e kaluar identitetin e njërit prej grabitësve si Admir Murataj. Dëmtimet e marra në fytyrë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, pamundësuan identifikimin. Në vijim, policia shoqëroi bashkëshorten, e cila ka bërë sot edhe identifikimin zyrtar të Admir Murataj.