
Hamdi Salihi po rilind në kampionatin austriak me skuadrën e Nojshtad. Bomberi shkodran i është rikthyer zakonit të vjetër të golit. 33-vjeçari ka shënuar dopietë në sfidën e sotme ndaj Austrisë së Lustenaut në transfertë, duke i dhuruar kreun skuadrës së tij.
Sulmuesi shqiptar barazoi shifrat në minutën e 11-të duke goditur saktë brenda zonës, ndërsa në minutën e 25-të shkodrani realizoi nga pika e bardhe e penalltisë duke e dërguar skuadrën në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-1.
Salihi u zëvendësua nga trajneri në minutën e 70-të. Nojshtad triumfoi me rezultatin 2-3 në sfidën e sotme. Kjo ishte fitorja e tretë në 3 javët e para në kampionat. Pas 3 ndeshjes Salihi numëron 3 gola të realizuar. Shkodrani shënoi edhe në sfidën e javës së shkuar ndaj Linz.