Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka hedhur në erë ditën e sotme dy ndërtesa në qytetin e Fierit. Prishja e dy ndërtimeve është bërë në kuadër të rehabilitimit të lumit Gjanica. aNë këtë shpërthim janë përdorur 24 kilogram tritol, ndërsa mësohet se nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në banesat përreth.