Një javë më parë Prokuroria e Tiranës kishte shpallur moskompetencë për rigjykimin e Izet Haxhisë për çeshtjen “Azem Hajdari”. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë kërkoi kohë për të dalë me një vendim pas zhvillimit të ri. Sot, kjo gjykatë ka marrë vendim që ta përcjellë çeshtjen tek një gjykatë tjetër, pikërisht tek Kr.imet e Rënda.
Kjo dosje pritet të kalojë në SPAK, pasi vetë gjykata ku përcillet çeshtja, do të funksionojnë edhe pak ditë duke u transformuar më pas në Prokurorinë e Posaçme kundër Kr.imit të Organizuar dhe Korrupsionit. Me ngritjen e SPAK, Prokuroria e Kr.imeve të Rënda pushon së funksionuari po ashtu edhe Gjykata e Kr.imeve të Rënda e cila kthehet në Gjykatën e Posaçme.
Për vr.asjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhiaj një nga tre të dënuarit ka fituar të drejtën e rigjykimit dhe procesi për të është hapur nga e para. Një tjetër kërkesë e rrëzuar Haxhisë ishte edhe ajo për përjashtimin e trupës gjykuese për të cilin avokati thotë se kërkojnë gjykatës me vetting të kaluar.
Izet Haxhiaj i cili u ekstradua nga Turqia pak muaj më parë u dënua në mungesë me 25 vite për vr.asjen e Azem Hajdarit, ndërsa Jahi Sali Mulosmani është i dënuar përjetë për të njëjtin kr.im.