“Reflektim të menjëhershëm…”, Presidenti Meta: Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht

Pas vëzhgimit ditën e djeshme, ku të afërm të sëmurëve kanë ditë që rrinë jashtë dyerve të QSUT-së duke pritur një lajm të mirë për ta, ka reaguar presidenti Ilir Meta. Ai thotë se familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht e të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre.


Meta i konsideruar shqetësuese pamjet në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë duke kërkuar reflektim të menjëhershëm.

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”, shkruan Meta.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania