“S’i kanë bërë tampon…e futa shëndosh, e nxorën…”, humb jetën edhe një pacient tek Infektivi, lajmin e jep vëllai

Një tjetër jetë e humbur nga korona virusi në vend. Lajmin e ka konfirmuar vetë vëllai i pacientit, që ka humbur jetën sot në mesditë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.


Në një prononcim vëllai i personit, ka denoncuar mungesën e stafit mjekësor dhe infermieror në këtë spital, që sipas tij nuk mjafton për të përballuar numrin e të shtruarve me Covid-19.

Ndërsa ka theksuar se prej dy javësh vëllanë e kishte sjellë në gjendje të mirë, por nuk ka pasur asnjë informacion për të ditur si ishte ecuria e tij, derisa sot i dhanë lajmin e rëndë.

Sipas vëllait të të ndjérit, ai ende nuk e di nëse ai ishte pozitiv me korona virus apo jo, teksa thekson se të afërmëve ende nuk i është bërë ende tamponi.

“Heronj janë doktorët e infermierët por e kanë të pamundur me kapacitetin, ka pak staf me raportin e të shtruarve. Kam komunikuar përmes anës shoqërore me infermieret, ka nevojë cdo njeri ti ketë te koka infermierët jo me shkuar me i pa. Ana tjetër këtu është mungesa e familjes, këtu kanë mbyll dyert, këtu shteti ka rënë se ka dy javë unë në familjen teme atje ku vëllai im është sëmurë se dimë ca ka aty brenda, thotë do vijmë t’ja bëjmë ndonjërit, asnjërit nuk ia kane bere deri tani, as vëllait tim që ka vdék sot.

Mbështet ShkodraWeb Media

Ai ka ardhur shendoshe me këmbët e veta ka dal sot i vdèkúr, nuk e dimë nga cfarë ka vdèkúr, ka ardhur duke folur, ska pasur asnjë sëmundje tjetër, as ka pìrë duhan e alkól, del sot i vdèkúr, kush është shkaku? Vërtet sëmundja bën punën e vet por shërbimi duhet të jetë i saktë, ku është shteti? Futu gjallë e del i vdèkúr? E pruna shëndoshë e nxjerr të vdèkúr, asnjë informacion ska në derë, s’ dimë ca bëhet brenda, ai u bë më mirë, a ka nevojë për gjë, s’ ka asnjë informacion vetëm Zoti të ndihmoftë”, tha vëllai i pacientit që humbi jetën.

© ShkodraWeb Media - Të gjitha materialet në këtë faqe mund të përdoren nga media të tjera, duke përmendur emrin e burimit të informacionit nga janë marrë.

Mbështet ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Channel