Raportohet se një ngjarje ka ndodhur para pak minutave. Shenjestër duket se ka qenë një person i identifkuar me incialet F.H., që sipas informacioneve paraprake, po udhëtonte me makinën e tij.
Të shtënàt me àrmë zjárri janë regjistruar këtë mesditë në Shkodër. Raportohet se është qëllúàr me àrmë në drejtim të një personi, në fshatin Vukatane, nga një motor, në të cilin ka pasur dy persona, një femër dhe një mashkull, por që nuk raportohet për të lënduar.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e të vërtetës. Nga të dhënat e para mësohet se autorë të paidentifikuar kanë qëllúàr në drejtim të mjetit të një personi.
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëllúàr me àrmë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.
Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.