Skip to content
24 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika

“Rama diskriminues i Veriut”, Berisha në prezantimin e Zef Hilës për Vau Dejësin: Nuk ka dhënë asnjë fond, as një investim

ShkodraWeb 1 week ago

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidaturën e Zef Hilës për zgjedhjet lokale të 14 majit në Vaun e Dejës. Në një takim me banorë të zonës Berisha u shpreh se zgjedhjet lokale janë më të rëndësishmet që nga viti 1992, pasi sipas tij në këto zgjedhje vendoset fati i demokracisë.

“Shqipëria sot përjeton krizën e saj më të thellë dhe rrokullisjen më të madhe. Shqiptarët sot përballen çdo ditë me varfërinë në rritje, me pasigurinë në rritje, me zhgënjim e dëshpërim. Rama sapo erdhi në pushtet e ktheu veriun e vendit në ‘zonë armiqësore’. 14 maji po vjen, një ditë e një rëndësie të jashtëzakonshme, zgjedhjet më të rëndësishme që nga 1992.

Në këto zgjedhje vendoset fati i demokracisë. Do votojmë për pluralizmin, nuk do harrojmë se kombet kanë pasur në histori nga fatkeqësitë më të mëdha”, u shpreh ai.

Nga fjala e Berishës në Vau Dejës:

Shqipëria sot përjeton krizën e saj më të thellë dhe përjeton rrokullisjen e saj më të madhe. Qytetarët shqiptarë sot përballen çdo ditë me varfëri në rritje, me pasiguri në rritje, me zhgënjim dhe dëshpërim. Kjo është e vërtetë në mbarë Shqipërinë, por është dy herë e vërtetë në zonat e veriut, të cilat ua them unë ju këtu, Edi Rama sapo mori pushtetin i shpalli ato me rreth të kuq, zona armiqësore, njëlloj siç i shpalli ato në 1944-45, Enver Hoxha dhe klika e tij.

Nëse ju merrni investimet që kjo qeveri ka sjellë në qarkun e Shkodër, në bashkinë e Vaut të Dejës, në Pukë janë absolutisht as 3% e të gjitha investimeve që ka dërguar të zemë, në dy bashki socialiste, as 3 % të tyre.

Pak ditë më parë unë pashë banorët e Dukagjinit, duke protestuar me të drejtë për rrugën. Në vitin 2013, qeveria ka lënë të gatshme, në ndërtim e sipër rrugën Hani i Hotit-Vermosh që kishte shkuar deri në Tamarë, rrugën Shkodër-Dukagjin e cila kishte shkuar deri në Prekal, rrugën Bogë-Theth që kishte shkuar përtej Bogës dhe po shkonte për në Thethit.

Ndërtoi urën këtu, e vërteta është mjaft e kushtueshme, mbi 6 mln euro, rikonstruksionin e rrugës Vau Dejës-Koman. Ku janë? Dy të parat janë drejt fundit, e Prekalit asnjë kilometër nuk është shtruar më tej. Dhe kanë paftyrësi të pretendojnë se ky qenka defekt i bashkisë. Në një kur bashkia, nuk ka, sepse është një aks kombëtar dhe bashkia nuk ka asnjë tagër për atë rrugë, lamë gati projektin dhe fondin. Po u nis një rrugë, financimi i saj garantohet para se të nisë ndërtimi.

Çfarë ndodhi me rrugën tjetër. E filluan rrugën Vau i Dejës-Koman. Kur një ditë deputeti e ngriti ndërprerjen e punimeve, si iu përgjigj ministrja në parlament; ajo tha, nuk është rrugë turistike, nuk ka punë me turizmin. Sikur ajo të ishte nga Zululandi mund të fliste në këtë mënyrë, por gjë më të turpshme të thuash ti, që rruga që lidh Vaun e Dejës që kalon buzë liqenit dhe e lidh me Komanin, liqeni i të cilit përbën absolutisht fjordin më të mrekullueshëm në Europë dhe të pretendosh se ajo nuk është një zonë turistike, të pretendosh se Alpet nuk paskan potencial turistik, ti ke një urrejtje të verbër ndaj asaj zone dhe vendi dhe turpëron çdo njeri që dëgjon.

I dhashë këto shembuj për të thënë se Edi Rama është një diskriminues i veriut. Ka krijuar disa grupe të cilat vjedhin si shushunja, ju ditën dhe natën. 120 familje socialistë dhe kryesocialistësh futen në kundërshtim me çdo ligj, futi në ndihmë kryetari socialist vetëm e vetëm për të blerë vota.

Continue Reading

LAJM PARA: “Në 14 maj të jemi të gjithë bashkë si përherë”, Zef Hila thirrje demokratëve dhe qytetarëve, prezantohet kandidat për Vau Dejësin
LAJM PAS: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkure, 15 mars 2023…

TË FUNDIT

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Aktualitet

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh

18 mins ago
Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • Kryesore

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin

34 mins ago
FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • Aktualitet

FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • NGA FARUK KALLESHI – Shkodranët të votojnë me 14 maj Benet Becin për ti dhënë fund tranzicionit në Shkodër…
  • VIDEO – Ish- Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Bardh Spahia…

TË FUNDIT

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Aktualitet

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh

18 mins ago
Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • Kryesore

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin

34 mins ago
FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • Aktualitet

FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…

3 hours ago
NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • Kryesore

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.