Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim dje kokë më kokë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Duke iu referuar burimeve konfidenciale raportohet se takimi është zhvilluar dje në orën 15:00 në Kryeministri. Rama dhe Tahiri kanë qëndruar për rreth 120 minuta bashkë dhe biseda mes tyre ka qenë me tone të larta dhe e tensionuar, kryesisht nga kryeministri. Mësohet gjithashtu se Rama ka kërkuar një përgjigje për ‘qëndrimin’ e Tahirit pas publikimit të dosjes “Habilaj”, ku përmendej edhe emri i tij.
Tahiri është kreu i Partisë Socialiste në Tiranë dhe koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen në PS. E me sa duket Rama ka kërkuar dorëheqjen nga këto detyra të Tahirit. Por në takimin e djeshëm nuk ka pasur asnjë hap pas nga ish-ministri. Pritet që në orët në vijim të ketë edhe një vendim të tijin në lidhje me marrëdhënien me PS-në dhe mandatin e deputetit. /balkanweb/
[democracy id=”4″]