Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

RAMA 2/ Nisin pakenaqesite e para, Majko ne dileme si “minister pa portofol”

ShkodraWeb 28 August, 2017
Rikthimi i Pandeli Majkos në mandatin e dytë qeverisës të PS në kabinetin qeveritar, ka provokuar mjaft debate. Ish kryeministri dhe ish ministri i Mbrojtjes, në të gjitha qeveritë socialiste ka mbajtur gjithnjë një profil të lartë politik. Dhe prezantimi dje nga kryeministri Edi Rama si ministër Shteti për Diasporën, apo siç quhet rëndom “ministër pa portofol”, duket se nuk e ka gëzuar shumë Majkon.
Mësohet se jashtë kamerave edhe dje pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare dhe prezantimit të tij si ministër Shteti, por dhe në ambientet private me miqtë është shprehur i lëkundur në ndërmarrjen e një vendimi të tillë. Madje është shumë në dilemë ta pranojë ose jo postin e ofruar nga kryeministri Edi Rama, post që ka të bëjë me diasporën, emigrantët dhe hapësirën mbarëshqiptare.
Mësohet se Majko është shprehur në rrethe të ngushta miqsh se: “po e mendoj, ta pranoj ose jo postin e ministrit të Shtetit”. Majko e shfaqi pakënaqësinë, në mënyrë indirekte madje dhe në media, teksa është pyetur në lidhje me postin e ri të propozuar nga Rama. “Jam duke folur në tel…oo i lumtur shumë (qesh) më lini të vazhdoj. Do flasim herë tjetër” është shprehur jo pa ironi Pandeli Majko për mediat, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS.
Pandeli Majko ka qënë kryeministër në momentet më të vështira të vendit, në vitin 1998-1999 ku përballoi situatën e krizës së refugjatëve gjatë luftës në Kosovë dhe në vitin 2002 për pak muaj, për të marrë më pas postin e Ministrit të Mbrojtjes. Ndërkohë që në PS ka pasur gjithnjë një peshë specifike. Ndërkohë që tashmë i është propozuar një ministri Shteti(pa portofol) me vetëm 6 vartës të drejtëpërdrejtë. Me sa duket është pak për Majkon, që ka lëkundur dëshirën e tij për të drejtuar këtë ministri. /pamfleti.com/

Post navigation

Previous: Timonieri më i vetmuar se kurrë
Next: Te jesh i lire, a mund te jete nje mekat ne politike…?!

TË FUNDIT

ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
Eric P. Wendt

Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë

ShkodraWeb 17 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026

TË FUNDIT

  • NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi… 18 June, 2026
  • “Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite 18 June, 2026
  • EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës 18 June, 2026
  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

sonila gruda 2026

NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi…

ShkodraWeb 18 June, 2026
pellumb gjoka sy ecc 2024

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite

ShkodraWeb 18 June, 2026
ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.