Skip to content
26 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

“Rama 2”, konfirmohet suksesi i kabinetit te pare te “Rilindjes”?!

ShkodraWeb 6 years ago
Nga Blerti DELIJA
Edi Rama eshte i kenaqur nga qeveria e tij e mandatit 2013- 2017. Pavaresisht se me lakoni shume here ka thene publikisht se “me i pakenaquri nga puna e qeverise eshte ai vete”, kabineti “Rama 2” nuk eshte asgje me shume se rikonfirmim i ministrave paraardhes. Natyrisht, mungojne ministrat e partive aleate, kryesisht te LSI-se. Me Ramen ne krye, qeveria e re qe do te marre votebesimin nga fillimi i shtatorit, do te kemi nje kabinet me 15 antare. Risia eshte rikthimi i ministrave te shtetit, Majko dhe Qato te cilet do te kene si prioritete shqiptaret jashte atdheut dhe mbrojtjen e sipermarrjes brenda vendit. Po ti hedhesh nje sy listes se ministrave te rinj, te perjashtuarit e medhenj mund te konsiderohen Saimir Tahiri dhe Mimi Kodheli. Te dy keta persona, jane konsideruar si mjaft te afert te kryeministrit Rama. Me Tahirin, sinjali eshte shume i qarte. Pavaresisht rezultatit shume te mire me 25 qershor ne Tirane, meritat duket nuk i jane faturuar ish- ministrit te brendshem, por kryetarit te Bashkise Erion Veliaj. Nderkohe, Kodheli mesa duket nuk arriti te binde Ramen me performancen e treguar si kryesuese e listes ne Kukes ndersa puna si ministre e mbrojtjes mesa duket nuk paska lene gjurme. I perjashtuar i madh mund te konsiderohet edhe Ilir Beqja, nje nga njerezit me te afert te Rames qe nga koha e sportit dhe nje nga ideuesit e programeve te PS-se qe nga viti 2005 e ne vijim. Duke vijuar me “hyrjet e reja” bie ne sy ngritja shume e shpejte e Senida Mesit, deputetes se Shkodres, e zgjedhur me 15 qershor. Karriera e saj politike ka qene e rrufeshme, teksa ne vetem dy vite ja doli te ngjitet ne karriken nr. 2 te qeverise shqiptare. Vetem para dy viteve, ne zgjedhjet e 2015-es ajo u perfshi ne listen e keshilltareve bashkiake te PS ne Shkoder ndersa sot u ul ne krahun e djathte te kryeministrit Rama. Edhe Sonila Qato dhe Etilda Gjonaj pavaresisht se mund te konsiderohen “hyrje te reja”, kane qene pjese e Ekzekutivit, pavaresisht se jo ne nivelin e pare. I vecante eshte edhe rikthimi i Pandeli Majkos si pjese e nje ekzekutivi pas 12 viteve, kur ne qeverine Nano mbante postin e Ministrit te Mbrojtjes. Olta Xhacka dhe Olgerta Manastirliu pavaresisht se ministre edhe me heret, para marreveshjes Rama- Basha, mund te konsiderohen rikonfirmime pa nje CV ne kabinetin qeveritar “Rama 1”. Ne emrat e tjere te mbetur ka rikonfirmime ne te njejtin dikaster por edhe rokada ne mes karrikeve. Keshtu, i rendesishem eshte rikonfirmimi i Ditmir Bushatit ne krye te diplomacise shqiptare ndersa jane ulur ne kabinetin e ri Rama edhe Klosi, Gjiknuri, Ahmetaj, Kumbaro, Peleshi, Gjiknuri, Nikolli dhe Xhafaj. Pra ne total, mund te flasim per 10 rikonfirmime te qeverise nga “Rama 1” tek “Rama 2”. Per ta mbyllur me Shkodren. Lista e deputeteve fitues te 25 qershorit, eshte perfshire 50% ne kabinetin e ri. Madje, permes Senida Mesit me karriken nr. 2 te qeverise. Ne fjalen e tij Rama dha nje mesazh mjaft te rendesishem. Me kete kabinet nis mandati i dyte qeverises i PS-se, ka thene Rama. Por here pas here performanca e ministrave do te matet permes raporteve qe do te hartohen. E thene me qarte, asnje nga ministrat nuk e ka karriken te sigurte per 4 vitet e mandatit. Per ata qe kane veshe, cdo gje eshte e qarte. Kete here, me mungesen e perfaqesimit te aleateve ne nivelin e pare te qeverisjes dhe i forte me 74 mandatet socialiste te 25 qershorit, Rama ka lene te kuptohet se ndryshimi i ministrave eshte shume me i lehte. Nje dileme e fundit, e cila mbase do te mesohet pas shtatorit, eshte: a do te lene mandatet e deputetit ministrat e qeverise “Rama 2”, sic ndodhi ne mandatin e pare qeverises? Nese do te ndodhe keshtu, shume kandidate te 25 qershorit qe nuk ishin ne listen fituese, do te behen pjese e Parlamentit dhe madje, per nje mandat te plote 4- vjecar. /Shkruar vetem per ShkodraWeb/

Continue Reading

LAJM PARA: Migjeni edhe kete vit e mbyll si…komunist
LAJM PAS: PD tani me gisht ne goje, t’a gezoje qeverine e re…

TË FUNDIT

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia
  • Analizë

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia

2 weeks ago
NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…
  • Analizë

NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…

2 weeks ago
OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…
  • Analizë

OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…

3 weeks ago

TË FUNDIT

  • BBVIP – Ndahet çifti i famshëm i spektaklit, Kiara lë shtëpinë dhe Luizin në lot…
  • “Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve
  • Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…
  • BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…
  • VIDEO – Përfundon mbledhja e Kryesisë së PSSH- së në Tiranë, ja cilët janë emrat zyrtarë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër
  • “Perspektiva të reja për ta bërë këtë zonë vitale”, përfundon asfaltimi i një tjetër rruge në Malësi të Madhe…

TË FUNDIT

BBVIP – Ndahet çifti i famshëm i spektaklit, Kiara lë shtëpinë dhe Luizin në lot…
  • Kryesore

BBVIP – Ndahet çifti i famshëm i spektaklit, Kiara lë shtëpinë dhe Luizin në lot…

32 mins ago
“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve
  • Aktualitet

“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve

2 hours ago
Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…
  • Aktualitet

Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…

3 hours ago
BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…
  • Kryesore

BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.