Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Qytetet me “qejflie” te Shqiperise, e cuditeshme por Shkodra nuk eshte e para…

ShkodraWeb 2 August, 2017
skuma parti
Si një popull mesdhetar, shqiptarët nuk kursejnë për t’u argëtuar edhe pse janë të varfër. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2015 kategoria “Arte, argëtim dhe çlodhje” zinte 2.47% të vlerës së shtuar bruto të ekonomisë (ajo që prodhon ekonomia në një vit, përjashtuar taksat dhe subvencionet). Në vlerë absolute, shqiptarët rezulton se kanë shpenzuar për “qejf” rreth 250 milionë euro. Por, cilat janë qytete, që shpenzojnë më shumë për t’u argëtuar, çlodhur dhe për të ndjekur artin:
-E para është Tirana, që është jo vetëm kryeqyteti i vendit, por edhe qendra e artit dhe argëtimit në vend, me numrin më të lartë të kinemave, teatrove, por dhe të njerëzve që janë të interesuar për t’i ndjekur ato. Sipas INSTAT, kategoria “Arte, argëtim dhe çlodhje” zinte 4.3% të totalit të vlerës së shtuar bruto të Tiranës për vitin 2015. Në kryeqytet janë të përqendruara 62.4% e totalit të shpenzimeve të argëtimeve në vend, apo rreth 157 milionë euro.
-Gjirokastritët janë mbajtur gjithnjë si njerëz kursimtarë dhe janë madje edhe simbol i kopracisë, e  materializuar kjo edhe në barsoleta të shumta. Por, me sa duket realisht ata nuk janë aq dorështrënguar, kur vjen puna tek argëtimi. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shpenzimet për “art, argëtim dhe çlodhje”, zinin 2.6% të vlerës së shtuar bruto në vitin 2015, duke u renditur e dyta, menjëherë pas Tiranës. Në fakt, në Gjirokastër janë disa nga zonat më të pasura të Shqipërisë, sipas një raporti të mëparshëm të INSTAT. Komuna më e pasur në Shqipëri është Zagoria, ku niveli i varfërisë është vetëm 2.5%. Nga 10 njësitë me varferine me te ulet, 7 janë në Gjirokastër dhe 3 të tjerat në Korçë, Sarandë e Përmet. Po në Gjirokastër janë dhe njësitë që kanë konsumin më të lartë për frymë në vend, ku kryesojnë Zagoni, Pogoni, Odrie, Antigona, Dropulli i Sipërm, qyteti i Gjirokastrës etj, zona këto që kanë marrë në vite pensione nga Greqia.
-Korça e serenatave, e ushqimeve karakteristike është kthyer në një destinacion të preferuar të fundjavës për shumëkënd. Qyteti, që krahasohet me një “Paris të vogël”, tërheq jo vetëm kryeqytetasit, por edhe shumë të huaj. Ndaj dhe Korça renditet e treta, në peshën që zënë shpenzimet për argëtim,  çlodhje dhe art, me 2.4% të vlerës së shtuar bruto të atij qyteti.
-Në vend të katërt është Vlora, qyteti bregdetar, që në verë kthehet në një destinacion për pushuesit e dashuruar pas bregdetit të Jonit, ku atraksionet kryesore mbeten Drimadhes, Himara, Dhërmiu. Dhe pushuesit nuk kursehen dhe dëfrehen me ‘shkuma party’, apo pije të shtrenjta. Shpenzimet për argëtim dhe art zënë 2.3% të totalit të shpenzimeve totale të Vlorës.
-Në vend të pestë është një qytet që nuk është as bregdetar dhe as i njohur për ndonjë traditë për argëtim. Banorët e Lezhës shpenzojnë të njëjtën peshë si në Vlore, me 2.3% të totalit.
Pas Lezhës vjen Shkodra, me 2.1%. Durrësi, një qytet bregdetar, por që njihet edhe për indiferentizëm, renditet vetëm në vend për peshën që zënë shpenzimet për argëtim, çlodhje e arte, ndaj totalit.
Më pas renditen Berati, Elbasani, Kukësi Fieri.
Në vend të fundit është Dibra, e njohur për “pasionin” e saj për të ndërtuar, por banorët e saj nuk preferojnë të argëtohen, teksa pesha e shpenzimeve për këtë zë është vetëm 0.6%. /Monitor/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Ligji i cuditshem: Denohen ata qe punesojne grate, por jo dashnoret ne administrate
Artikull pasardhës: Dossier/ Dokumenti i 1971: Artistet e Teatrit Kombetar shfaqje ne cdo katund…

TË FUNDIT

putin vila krime 2026

FOTO – Brenda vilës “sekrete” 100 milionë euroshe të Vladimir Putinit në Krimenë e pushtuar…

ShkodraWeb 2 January, 2026 0
bekim kastrati e fejuara 2026

FOTOLAJM – Sulmuesi i Vllaznisë shënon “golin” jetës, e nis vitin me… celebrim të dashurisë…

ShkodraWeb 1 January, 2026 0
tinka kurti 90 vjet

PERSONAZH – “Nderi i Kombit” Tinka Kurti feston ditëlindjen, diva e skenës dhe kinematografisë shqiptare…

ShkodraWeb 17 December, 2025 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.