Skip to content
16 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

”Qeveria Rama 2 më e “përmirësuar” dhe e “përsosur”, pse ka shumë zonja ministre”

ShkodraWeb 27 August, 2017
Nga Artur Zheji
Tani ay, kryeshefi dhe kryetepsixhiu suprem, kryeqeverisës, nuk sheh njeri në sy dhe nuk sheh njeri me sy. Është dhe ndjehet boss, sepse ka mposhtur armikun e brendshëm dhe të jashtëm dhe ka në brez, kamzhik, karrota, qese me verdhushka, poste, lista dhe shumë celularë.
Në kopshtin botanik të qeverisë së re, si një bahçevan që merret me mbjellje, krasitje dhe vaditje, me shkuljen e barërave të këqia, me kryqëzime speciesh dhe me shartime lulesh e lulkash, Ay, vendosi përpara Asamblesë, por pa e pyetur Asamblenë, edhe për pemët apo pemëzat e reja që do të mbjellë në Kopshtin e Ri, të Qeverisë së Re.
Ministre apo zv/kryeministre, fytyra të reja dhe pa karrierë të mirëfilltë politike në PS, sepse nuk ja ndjen për borxh askujt, Fitorjen e 25 qershorit dhe Bahçevani, Kryetepsixhiu, Timonieri dhe të tjera si këto, po ngjan gjithmonë e më shumë me Enverin e kohëve të tija më të fundit. Që zbrazi kooperativat dhe parqet e shoferëve, duke krijuar anëtarë të rinj të Byrosë Politike dhe ministra të rinj, i vetëkapardisur si Timonier edhe ay ndjesëpasti, kur anija e Shqipërisë Socialiste po mbytej.
Edhe Ky, Timonieri që po rrit shtat dhe me profilin prej kryeneçi të përkëdhelur, ditë pas dite dhe në sytë tanë, Piktori i Gjatë pra, katapultoi në Qeverinë e tij të re, “kërpudha të reja shumëngjyrëshe”, të cilat kanë pak ose aspak një identitet politik në Partinë Socialiste.
Sepse tanimë Partia Socialiste, është një njeri i vetëm, që është edhe kryetar, edhe kryeministër, edhe bahçevan, edhe piktor, edhe strateg, edhe kritik, edhe eksperimentues, e me një fjalë një gjithshkabërës, në një Parti, dikur Partia demokratike Socialiste, tashmë asgjëbërëse dhe asgjëthënëse.
Rama pra e ktheu në fis, e ktheu në origjinën e vet të para viteve ’90, partinë e penduar ish- komuniste.
Dhe për këtë përdor si Hoxha dikur, besniket e reja, të cilat shohin te ai dhe vetëm te ai, arësyet dhe meritat e vetme, të karrierave të tyre të “ndritshme” dhe befasuese.
Të vetëdijshme apo jo, se ato, ministre apo drejtoresha, janë mirëfilli, vetëm ca gurëza ngjyra ngjyra të mozaikut, të kapriçove arrogante kryeministrore të Kryeshefit fodull dhe vetëm kaq.
Duke e mbushur Qeverinë e re, me këto zonja, që në thelb nuk se kanë ndonjë faj, ndonjë deformim, apo ndonjë rekord negative, ay, vënësi i tyre, kërkon të vendosë vetë, një rekord, një rekord negativ, që është vetëm ay, regjizori i një teatri kukullash, fijet e të cilave tërhiqen apo marrin jetë, apo këputen dhe rikthehen kukulla të heshtura në një cep, vetëm falë vullnetit të kukllaxhiut.
Sepse këto zonja, në respekt të plotë të tyre, nuk kanë një forcë apo një jetë të tyren politike, një burim force dhe energjie të mëvetshme, që lidhet me zgjedhësit apo me karierën e tyre të kahershme, ato, janë thjesht një trill i kryeministrit dhe një plotësim detyrimesh ndaj të tretëve të panjohur, që lidhen me ish Partinë e Punës dhe të tjerë…
Parë në këtë optikë, që dhe është e vetmja optikë e vërtetë përtej llafeve dhe farsave, Qeveria Rama 2, është krejt e vjetër në filozofi. Por sigurisht akoma më e “përmirësuar” dhe më e “përsosur”, në drejtim të zbatimit të urdhërave, pa koment, pa një “përse” apo pa një “por”, që do të vinë me sms nga telefoni fuqiplotë i kryeshefit.
Ministrat do të kenë pra, një fytyrë dhe një zë, gjithmonë në një rresht, ku do të spikasë vetëm koka më e gjatë e të Gjatit dhe vetëm kaq.
Hajt ta gëzojmë dhe t’i pijmë dollinë!…/360grade.al/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Mos shikoni ngjyren e timonit por veset e shoferit…
Artikull pasardhës: Shoqeria Civile mbledh firmat per arrestimin e ish- kryeministrit te vendit

TË FUNDIT

benet beci turizmi

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025 0
fatlum nurja trafiku 2025

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025 0
berisha zaloshnja zgjedhje 2025

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025 0

TË FUNDIT

  • PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi 16 January, 2026
  • VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun… 16 January, 2026
  • Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi… 16 January, 2026
  • Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç 16 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • “Kohëzgjatja e arrestit shtëpiak ishte e tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës… 15 January, 2026
  • Takimi i Ramës me drejtuesit e IAL- ve, rektori Tonin Gjuraj kërkon ngritjen e një kampusi për UNISHK 15 January, 2026
  • “Paketa e maleve”, kryebashkiaku Benet Beci fton të interesuarit të aplikojnë duke ofruar edhe asistencë 15 January, 2026
  • Jep dorëheqjen papritur Shkëlqim Hajdari, nga 2016 ishte Kryeinspektor i Përgjithshëm… 15 January, 2026
  • Pezullimi i vizave emigruese për Shqipërinë, Ambasada Amerikane sqaron vendimin e presidentit Trump 15 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bizi sabah

PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
salihi velipoja 2026

VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
argita-jamarber

Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
rruga obot 2026

Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.