Shkruan në Facebook Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë: Së bashku me Znj. Limya Eltayeb, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Ambasadorin e Austrisë në Shqipëri z. Christian Steiner, znj. Simone Ungersboeck, Drejtore e Zyrës Qendrore të Agjencisë Austriake për Zhvillim, në Gjykatën e Rrethit Shkodër, në një takim me gjyqtarët dhe prokurorët e Rrethit Gjyqësor dhe Apelit të Shkodrës.
Në këtë takim, jo vetëm ndamë rezultatet dhe prioritet e reformës në drejtësi, por njëkohësisht edhe rolin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në ndihmën ligjore falas.
Qendra jonë e ndihmës ligjore falas ndodhet në ambientet e Gjykates së Rrethit Gjyqësor Shkodër, duke mundësuar më lehtësisht aksesin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Takime të tilla do të vijojnë për t’i shërbyer frymës së bashkëpunimit institucional dhe kryesisht për diskutimin e proceseve të rëndësishme që prekin drejtëpërdrejtë magjistratët dhe qytetarët.