![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2024/03/417507460_992532002241297_5477528839559916865_n-1-1024x536.jpg?x28643)
Për shkak të punimeve që po kryhen në rrugën “Daut Boriçi” dhe “Hafiz Sabri Bushati”, ditën e merkurë dt.13.03.2024, do të jetë i ndaluar parkimi i mjeteve gjatë gjithë ditës.
Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zonës, për largimin e të gjitha automjeteve të parkura.
Punimet po kryhen në kuadër të rikonstruksionit të plotë të këtyre segmenteve rrugore në zonën pranë Urës Dërvishbeg në qytetin e Shkodrës. Faleminderit.