Skip to content
15 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Pse PD e Bashës ndihet më e detyruar ndaj bijve të komunizmit sesa ndaj të përndjekurve

ShkodraWeb 15 August, 2017
gjekmarkaja
Nga Agron GJEKMARKAJ
Njeriu i zakonshëm, me aq formim sa ka mbi anatominë e trupit, mendon se zhurmat dhe tingujt e prodhuar në bark zbresin poshtë dhe nuk ngjiten lart në drejtim të gojës. Personalisht e ndryshova këtë mendim, kur të shtunën në mëngjes, Skënder Minxhozi më dërgoi një video prej disa sekondash nga emisioni shumë i dobishëm “Koha për t’u zgjuar”, i gazetarit Bashkim Hoxha, në “News 24”. Një qytetar, nga ata që zenitin e vet dhe orgazmën e realizojnë nëpërmjet befasisë që shkakton banaliteti, kishte kapur receptorin e telefonit dhe komunikonte me drejtuesin e programit mëngjesor, të cilin e la pa fjalë. Ai fyeu kujtimin e Havzi Nelës dhe të martirëve, të cilët ranë gjatë diktaturës, duke pohuar njëkohësisht edhe një të vërtetë që ka të bëjë me varfërinë masive. Poetin e pushkatuar e thërriste herë Azim, e herë Haza dhe bënte thirrje që të mos u çaheshin veshët popullit me këta dhe të tjerë, sepse s’kanë bukë për të ngrënë dhe ligjëratën e tij të shkurtër, por intensive, e mbyllte me një të sharë plot patos.
Me pak kurajë, edhe mund të heshtej mbi këtë fakt duke e konsideruar personazhin me respektin që meriton çdo gervezhan ordiner, i cili do të rrahë gjoksin në lagje me zërin e tij veshtullor, karakteristikë për ata që kanë shkulur dhëmbët në pritje të protezave. Por, fatkeqësisht, me trimërinë e budallallëkut, ai shprehu një konsideratë, e cila haset dendur kudo nëpër Shqipëri. Turma e atyre që mendon me bark e jo me tru, ka ekzistuar gjithmonë te ne e kudo tjetër, por tani ajo po rritet në mënyrë të frikshme.
“Bjeri kavallit ti barku em, si bilbili që këndon në gem” satirizonte Gjergj Fishta, teksa ai dhe të tjerë të ngjashëm me të përpiqeshin të krijonin ideologjinë kombëtare në fillim të shekullit të kaluar, shtresa të caktuara bashkëvendësish, që çdo gjë e shikonin të lidhur me plencin e vet pa shikuar as poshtë, as lart, as anash. Dështuan apo patën sukses, zor ta ndash! Turmat e barkut kanë përcaktuar jo pak herë historinë tonë. Ato i janë bashkangjitur Haxhi Qamilit për të rrënuar pavarësinë kombëtare. Po kaq i ka përdorur Enver Hoxha në luftën e klasave kundër të pasurve që “notonin në bollëk” dhe këta ishin “zorrëtharë”!
Ishte kjo masë pa ndërgjegje, por jo pa faj që instrumentalizohej nëpër kinema e rrugë kur dënohej elita e kombit, pasi i kishin dhënë pak bukë misri për zorrën e ligështuar nga skamja. Kjo masë, jo e vogël, nuk ka ndryshuar shumë as në sistemin demokratik. Ajo shkon në drejtim të kafshatës-koncept fort i elaborueshëm në diskursin e politikës shqiptare. E bën këtë me votë, me dëgjesa, me servilizëm, me buzëqeshje fajtore, e kërkon atë si favor dhe jo si e një e drejtë e patjetërsueshme. Në këtë kontekst nuk i intereson historia, e kaluara, krimet e komunizmit dhe kriminelët që i kryen ato, nuk i interesojnë poetët e pushkatuar dhe të tjerë, nuk i interesojnë standardet demokratike apo kulturore, zgjedhjet e lira apo partitë e demokratizuara. Kujtesa e tyre është si e kërmillit, krenaria e tyre si e tij.
“Mjerimi s’ka fat, ka vetëm zhele, zhele fund e majë flamujt e një shpresë”! Ah sikur të ishte kështu, nga zhelet të lindë ndërgjegjësimi kundër korrupsionit, kundër krimit, vetë padrejtësisë universale. Por paskësh qenë utopi. Mjerimi s’ka ndërgjegje. Mjerimi e ka gjykimin e shkurtër dhe plot urrejtje. Injoranca është humusi i tij natyral. Manipulimi është perspektiva e tij. Ai i intereson politikës. Sa më i ulet niveli kulturor dhe ekonomik, po aq e madhe është mundësia për të sunduar duke u dukur human me sjellje madhështore. Në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë procesi i dekomunistizimit. Askush nuk i ka kërkuar falje askujt.
Breza të caktuar, që janë rritur me histori të trilluara, ende besojnë në të, si në një tabu të shenjtë. Në kurrikulat e shkollave tona ende historia tregohet në mënyrë komuniste. Letërsia, po ashtu. Memorialistika e viteve të diktaturës ka merituar një lënde të veten, pa i caktuar askujt vendin e Mbretit, të Princit apo të Cambela nit të kujtimeve. Northop Frej tek “Anatomia e Kritikës” thotë se ka marrë fund mënyra e urryeshme e caktimit në mënyrë artificiale të hierarkisë së vlerave në letërsi, duke u nisur nga pozita e pushtetit. Atë e vendosin lexuesit kur të kenë kontakt me të. Ky kontakt mungon. Kjo mungesë është e qëllimshme.
“Gervezhani veshtullak”, i cili foli në emisionin e Bashkim Hoxhës, nuk e dinte kush është Havzi Nela ose e dinte përçart, por as që e vriste mendjen. Fëmijët e tij me siguri nuk e dinë. Miqtë dhe komshinjtë mbase jo, gjithashtu. “Investimi i tij te harresa është mënyra më perfide për të përligjur aposteriori (krimet e një regjimi”, shkruante Aurel Plasari në parathënien e librit “Rrno vetëm për me tregue”, në vitin 1994. Koha i konfirmon sentencat si të tilla. Retorika për të vrarët, të persekutuarit, të internuarit, të shpronësuarit, përgjithësisht ka qenë abuzive.
E djathta shqiptare, Partia Demokratike që u mbështet prej tyre e familjarët e tyre në vitin 1994 në pushtet, i rrahu barbarisht veçse kërkonin të drejta demokratike, demokraci perëndimore, dënime të krimeve të komunizmit, dekomunistizim, të drejta mbi pronën dhe pastaj i fyeu duke përdorur gazetaret e “Zërit të Popullit” për t’i quajtur spiunë të Sigurimit. Liderët e kohës na shpjegonin sesi huri ka dalë nga xheneti dhe sa i nevojshëm është në një demokraci rishtare në sintoni me fjalorin e ri që kërkonte gjeopolitika pas anëtarësimit në Konferencën Islamike bashkë me synetllëkun.
Përfaqësuesit e kësaj shtrese me mbiemra Toto, Dosti, Vrioni, Butka, Kalakula etj gradualisht u dëbuan. Si shenjë diplomatike, mbeti Arbnori e më vonë Topalli, e cila u largua nga Basha, ky bir i denjë i klasës punëtore dhe u quajt bllokmene prej tij. Sot Partia e re Demokratike as që ndien nevojë t’i përfaqësojë ata aspak. Rasti Topalli dhe Alizoti bërtasin gjithë ditën me të madhe. Ajo (PD e re) më e detyruar ndihet ndaj bijve dhe nipërve të diktaturës.
Te e majta kjo vrasje ndërgjegjeje s’ka ekzistuar kurrë, as si retorikë. PPSH paraardhëse e PSSH është mbrujtur me gjak e mish njeriu, produkt krimesh makabre, dekade pas dekade. Krenaria për krimin dhe estetizmi i tij ndihet sot e kësaj dite në çdo rremb dhe shfaqje kulturore të kësaj force. Dekorimet e Ministrisë së Brendshme të Tahirit dhe asaj të Mbrojtjes së Kodhelit, flasin vetë. Bijtë dhe nipërit shfajësojnë etërit dhe gjyshërit. Faji është i sistemit, thonë. Faji është i Enver Hoxhës, por edhe këtij të fundit, tiran gjakatar që i njihen disa merita. Atyre u intereson harresa për arsye njerëzore e politike, por edhe si manipulim historik. Kushedi sa u ka pëlqyer zëri i “gervezhanit veshtullor” që fyente Havzi Nelën dhe shante martiret. Ai është heroi që admirojnë në heshtje. Ai është zëri i klasës që kërkon bukë.
Zërat e trurit janë të strukur, ata shahen, fyhen, kërcënohen dhe shantazhohen. Zërat që dalin nga barku po bëhen gjithnjë e më të shumtë, më të stimuluar, më të pëlqyeshëm, më të nevojshëm dhe sidomos të përfaqësuar. Turma që udhëhiqet nga barku është tepër e dashur për politikën dhe lidershipin e saj të djathtë e të majtë. Duhet të mësohemi, në pamundësi për të reaguar të bashkëjetojmë me aromën e tyre. Ndjesë Havzi Nelës për të gjitha herët që është abuzuar me emrin e tij, duke e sharë e duke e lëvduar, duke e përdorur e duke e harruar. Folësi në TV është i pafaj. Tek e fundit, do një copë bukë për vete dhe komshinjtë. Jepjani si dhuratë të partisë!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Monika Kryemashi kerkon falje ne emer te LSI-se, flet edhe per qeverine PS-PD-LSI
Artikull pasardhës: HISTORI/ Iku per ti shpetuar dhunes, po behet nje nga kuzhinieret me te mire te Britanise

TË FUNDIT

enea karakaci ps 2026

JO VETËM PROFIL – Enea Karakaçi, një teknicien si drejtues politik i PS- së për qarkun e Shkodrës për përmbysjen…

ShkodraWeb 22 March, 2026 0
benet beci turizmi

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025 0
fatlum nurja trafiku 2025

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025 0

TË FUNDIT

  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë… 14 April, 2026
  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cun lajci shkoder 2026

“Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_24_21_24.Still045

VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.