Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Pse është në ankth Edi Rama?

ShkodraWeb 24 October, 2017
bushatiAndi

Nga Andi Bushati

Zbardhja e vendimit të mazhorancës se nuk ka prova që lejojnë arrestimin e Tahirit i ka zhytur edhe më shumë në konfuzion qëndrimet e socialistëve. Në komisionin e imuniteteve, aty ku kushtetuta nuk u’a lejon të shqyrtojnë provat, ata këmbëngulin të thellohen tek ato. Ndërsa në radhët e partisë së tyre, ku mund të bëjnë ç’të duan, e përjashtojnë “pa prova” ish simbolin e qeverisjes së djeshme.

I njëjti konfuzion si në këto akte vendimarrjeje të PS-së u vu re edhe dje në fjalimin e përpunuar stilistikisht, por të përçartur në mesazhe që mbajti Edi Rama.

Reagimit të kryeministrit, që mund ti hiqje kapelën qoftë për nga forma, qoftë për nga aftësitë aktoriale të performimit, i mungonte gjëja më elementare: mesazhi që i përcillte publikut.

Të gjithë ata që e dëgjuan, në fund të tij nuk kuptuan gjënë më të thjeshtë: A po i bëhej një proces politik Saimir Tahirit? A qenë bashkuar opozita, prokuroria dhe mediat për të goditur përmes tij qeverinë? A ishte kjo një lëvizje në prag të startimit të reformës në drejtësi dhe periudhës para hapjes së negociatave me BE?

Pra thënë shkurt a kishim të bënim me një komplot të stisur dhe pa fakte?

Apo në të kundërt Saimir Tahiri ishte, sipas etiketimeve të Ramës, “një vemje që turpëron fjalën njeri” dhe “zhgënjimi më i madh i jetës së tij”? Pra shkurt një zyrtar që kishte shrtytëzuar postin e tij si ministër për t’u pasuruar për vete me paratë e drogës dhe për t’i përdorur ato për fushatën elektorale të partisë?

Kjo gjuhë e dyfishtë, këto mesazhe të paqarta shprehin në fakt konfuzionin e Edi Ramës për qëndrimin që duhet mbajtur ndaj njeriut që e pati për katër vite me radhë në krahun e tij të djathtë.

Dhe ky konfuzion buron nga dy elementë. Së pari Edi Rama nuk do të presë të gjitha urat që e mbajnë lidhur me Tahirin. Megjithëse tashmë i ka lënë të tëra përgjegjësitë në derë, duke theksuar se ai nuk dinte gjë se ç’bëhej në ministrinë e rendit, se as nuk i emëronte dhe as komunikonte vetë me shefat e policisë, pra ndonëse për gjithçka mund të zbulohet në të ardhmen ia ka kaluar faturën ish ministrit, ai e di se Tahiri është në brendësi të shumë sekreteve të kësaj mazhorance. Edhe në intervistën në emisionin “Opinion” Saimiri la të kuptohej se kishte material të majftueshëm për të gjithë ata që po e sulmonin. Dhe duke ditur këtë Rama nuk do që të radhitet mes tyre. Ai do ti lërë Tahirit iluzionin se nuk e ka shitur përfundimisht.

Por bashkë me këtë synim, Rama ka dhe një frikë tjetër që e detyron të bëjë një lojë të dyfishtë.

Nëse Tahirit kërkon t’i japë përshtypjen se nuk po e lëshon, shqiptarëve dhe ndërkomBëtarëve do t’i ngulisë mesazhin e kundërt. Atë të ndarjes me ish ministrin. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë. Rama nuk është ende i qartë se ç’fakte, që ende nuk i di, gjenden në dosjet e përgjimeve italiane. Ai nuk ka në dispozicion të gjithë informacionin shterues që do ta bënte të mbante qëndrimin përfundimtar. Prandaj mesazhet e tij janë as mish, as peshk. Prandaj ai edhe e “shet” edhe e “mbron” Tahirin. Prandaj ai e trajton edhe si “vemje njerzore” edhe si “viktimë të një komploti politik”.

Kjo gjuhë e dyfishtë e kryeministrit, që buron nga ankthi i tij për të nesërmen e panjohur, po konfuzon rëndë edhe përfaqësuesit më të lartë socialistë. Të pa armatosur me fjalorin fin dhe plot nuanca të Ramës ata po dalin qesharakë në sy të publikut. Sepse sa herë shfaqen para tij duket sikur flasin për dy Tahirë të ndryshëm. Një që duhet lartësuar dhe një që duhet anatemuar. Pikërisht ashtu siç bënë ditët e fundit, kur e mbrojtën se nuk kishte prova në komisionin e mandateve dhe e linçuan po për mungesë provash në grupin e PS-së. /Marre nga lapsi.al/

Post navigation

Previous: Publikon fotot, Lame i ALUIZNIT krenohet me “standartet” e vendosura per punonjesit e rinj
Next: FOTO/ Ceshtja “Tahiri”, vjen reagimi i pare nga nderkombetaret: Rama pengon drejtesine, sulmon prokuroret per…

TË FUNDIT

makiaveli protesta 2026

ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

ShkodraWeb 9 June, 2026
protesta berisha burg shkoder 2026

VEZHGIMI – Berisha “i shpëton” burgut në protestën e flamingove në Shkodër, “u burgos” vetëm Edi Rama…

ShkodraWeb 7 June, 2026
ylli manjani zverneci 2026

NGA YLLI MANJANI – Protesta e Zvërnecit dhe protesta e Tiranës nuk janë e njëjta gjë…

ShkodraWeb 2 June, 2026

TË FUNDIT

  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
full hd.04_19_43_23.Still067

VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës…

ShkodraWeb 18 June, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.