
ShkodraWeb e kishte paralajmëruar. Sot Këshilli Bashkiak i Malësisë së Madhe, miratoi buxhetin për vitin 2024. Ai u miratua me 25 vota pro dhe 4 kundër, nga 31 anëtarë që ka në letra ky këshill.
Ndryshe nga mbledhja e 8 janar 2024 kur e rrëzoi, sot grupi i këshilltarlëve të PSD- së e votoi unanimisht pro buxhetin. I njëjti buxhet që u rrëzua dhe që u paraqit sot për miratim, pa asnjë lloj ndryshimi.
LEXONI EDHE: OPINION – Çfarë ndodhi në 4 ditë në Malësi të Madhe nga “buxheti rrëzohet” në “buxheti miratohet me 18 janar”
E siç kishim parashikuar, të gjithë janë të kënaqur tashmë. Thjesht, për interesa të vockla të një grupimi politik, miratimi i buxhetit u vonua me 10 ditë. Panoramë e zakonshme e politikës shqiptare.