Skip to content
15 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

Prostitucioni, 28 persona dergohen per gjykim

ShkodraWeb 14 August, 2017
prostital
Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 28 persona të akuzuar për përfshirjen në një rrjet të gjerë prostitucioni, të cilët vepronin të organizuar në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në bazë të hetimeve, të cilat janë përfunduar në fund të muajit korrik 2017, 8 prej të pandehurve akuzohen për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, ndërsa të tjerët për veprën penale të “Prostitucionit”. Hetimi i Prokurorisë së Tiranës, i nisur në bazë të informacionit policor, si edhe i kryer me veprime konkrete policore në terren ka zbuluar se një pronar hoteli, disa persona që ushtronin profesion edhe taksist, një inspektor policie, si edhe disa vajza, bashkëpunonim me njëri-tjetrin për të siguruar “klientelë” për vajza që ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit. Pagesa për çdo “shërbim seksual” varionte në shifrat 50-200 euro për orë.
Prokuroria e Tiranës identifikoi persona përgjegjës në bazë të hetimit, i cili përfshinte të paktën 3 episode kryesore, nga të cilat rridhin edhe disa të tjera, ku personazhet e këtij aktiviteti lidheshin me njëri-tjetrin.
 Episodi 1
Shtetasi Mentor Koka, ndaj të cilit aktualisht ka masë sigurimi “arrest me burg” në mungesë, kishte krijuar mundësitë që në ambjentet e hotelit dhe lokalit të tij të ushtrohej aktiviteti i prostitucionit. Ai bashkëpunonte me shtetasen Fllanxa A., e cila krahas ushtrimit të prostitucionit, siguronte edhe vajza të tjera, kryesisht nga zona periferike të vendit, në vështirësi financiare, për të ofruar shërbime seksuale. Shtetasi Mentor Koka ka njohur shtetasen L.Q. dhe i ka ofruar punë në lokalin e tij. Ai e ka njohur shtetasen L.Q. me Fllanxa A., e cila e mori në shtëpinë e saj dhe e përfshiu në aktivitetin e prostitucionit. Në këtë shtëpi gjendeshin edhe 2 vajza të tjera, të cilat gjithashtu ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm.
Nga vëzhgimet në terren, në kuadër të këtij hetimi, rezulton se 4 vajzat, përfshirë edhe Fllanxa A., u “shërbenin” klientëve në hotelin e shtetasit Mentor Koka, por edhe në hotele dhe ambjente të tjera private. Pas kryerjes së “shërbimeve”, klientët i dërgonin sërish vajzat tek Mentor Koka dhe i bënin pagesën këtij të fundit.
Të ardhurat e siguruara nga ushtrimi i prostitucionit i merrte i pandehuri Mentor, ndërsa të pandehurave të tjera u hiqnin shpenzimet e ushqimit, fjetjes dhe veshjes.
Episodi 2
Në vijim të këtij hetimi, u konstatua se e pandehura Fllanxa A., mbante kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë Elton Sh, si edhe me shtetasin Mariglen A., i cili punonte taksist. Nga veprimet hetimore, rezulton se këta dy shtetas u siguronin klientë vajzave që jetonin me Fllanxa A., por edhe disa të tjerave, të cilat ushtronin aktivitetin e prostitucionit. Nga hetimet e këtij rasti, veçohet një situatë kur taksisti Mariglen A., po shoqëronte tre vajza për të prostituuar në një hotel pranë qendrës së Tiranës. Rrugës pranë hotelit, mjeti taksi ndalohet nga Policia e qarkullimit për kontroll dokumentash. Në këtë moment, taksisti Mariglen A., kontakton me inspektorin e Policisë Elton Sh., të cilit i kërkon ta ndihmojë të mos ketë probleme.
Elton Sh., afrohet me makinën e tij dhe, pasi komunikon me patrullën e policisë, largohet me të gjithë personat e gjendur në taksi, duke e drejtuar vetë mjetin, ndërkohë që automjetin e tij e parkoi. Pasi udhëtojnë në disa rrugë të Tiranës, mjeti taksi i drejtuar nga Elton Sh., ndalon sërish pranë hotelit për ku ishin nisur vajzat, të cilat zbresin dhe ai largohet me mjetin e tij.
Duke konstatuar këtë situatë, hetimi u shtri edhe tek këta dy persona (punonjësi i policisë dhe taksisit), nga ku rezultoi se ata përfshiheshin shpesh në gjetjen e klientelës për vajzat që ushtronin prostitucion, duke marrë edhe përqindjen e parave për rolin e tyre. Së bashku me këta të dy, në aktivitetin e shfrytëzimit të prostitucionit, rezultoi i përfshirë edhe Arben B.
Episodi 3
Në bazë të hetimeve të mësipërme, u zbulua, ndër të tjera, se shtetasi Eduart B., i cili bashkëjetonte me shtetasen A.I., shfrytëzonte këtë të fundit, si edhe disa vajza të tjera, për prostitucion. Eduart B., mbante kontakte të vazhdueshme me Fllanxa A., me të cilët koordinohej për shpërndarjen e punës për vajzat, duke caktuar edhe çmimin për “shërbimet”, si edhe përqindjen që do të merrte ai për sigurimin e klientelës.
Pas sigurimit të informacionit të plotë, prokuroria e Tiranës ka urdhëruar policinë të ndërhyjë në disa raste, ku janë gjetur në flagrancë vajzat që ushtronin prostitucion, si edhe klientët e tjerë, të cilët tashmë akuzohen për veprën penale të “Prostitucionit”. /BalkanWeb/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Rrefimi prekes i bashkeshortes se ‘Ballist’ Morines: Do endem ne Kroaci me femijen ne bark…
Artikull pas: Alarmi/ Shtrati i lumit Kir po mbushet me inerte dhe me ujra te zeza (foto)

TË FUNDIT

magazine kanabisi mark lula 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim…

ShkodraWeb 15 November, 2025
makine e djegur
  • Aktualitet

Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj

ShkodraWeb 15 November, 2025
rruga-shkoder-hani-hotit
  • Aktualitet

Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi…

ShkodraWeb 15 November, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • “Sulmuesi në shok”, anglezja “The Sun” artikull për Brojën: Ka ngjallur shqetësime pasi u pa i përlotur 14 November, 2025
  • VIDEO – Kapen rreth 13 kg kanabis, armë e municione, arrestohen 7 persona të përfshirë në trafik… 14 November, 2025
  • “Janë dërguar 2 urdhër- thirrje”, Berisha përgenjeshtron SPAK: Është një gënjeshtër absolute… 14 November, 2025
  • “Vendimi i GJK, s’do i biem murit me kokë”, Rama i qartë: Veliaj kryetar i bashkisë Tiranë deri më 2027 14 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

magazine kanabisi mark lula 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim…

ShkodraWeb 15 November, 2025
makine e djegur
  • Aktualitet

Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj

ShkodraWeb 15 November, 2025
tonin gjuraj konference 2025
  • Kryesore

NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike…

ShkodraWeb 15 November, 2025
rruga-shkoder-hani-hotit
  • Aktualitet

Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi…

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.