
Prokuroret kane dorezuar zyrtarisht ne Kryesine e Kuvendit kerkesen per arrestimin e ish- ministrit te brendshem Saimir Tahiri. Ata jane paraqitur rreth ores 14.15 ne Kuvend, ku kane protokolluar edhe kerkesen e tyre. Si rregull, administrata njeh kryetarin Gramoz Ruci me kerkesen e ardhur, i cili brenda nje kohe sa me te shkurter duhet te therrase Keshillin e Rregullores dhe Imunitetit. Ne kete mbledhje, ka te drejte edhe Tahiri te paraqese mbrojtjen e tij. Me pas, vendimi i marre nga Keshilli, i kalohet seances plenare e cila e miraton ose jo dhe ku serish Tahiri do te kete te drejten e fjales. Nisur nga precedentet e kaluar, pritet qe Keshilli por edhe seanca plenare te plotesoje kerkesen e organit te akuzes per Tahirin.
Dy akuzat e Prokurorisë ndaj Saimir Tahirit, për trafik droge dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë, parashikojnë dënim me burg nga 11 deri në 27 vite. Janë dy nenet e Kodit Penal, 260 dhe 283 të cilët parashikojnë dënimin me burg për dy veprat penale për të cilat akuzohet ish-ministri i Brendshëm. Akuza e parë për Tahirin është ajo për trafik droge vepër për të cilën ai rrezikon 7-15 vjet burg (neni 283).
Neni 260 i Kodit Penal, për korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror, parashikon dënim 4-12 vite burg. Më herët, Prokuroria e Krimeve të Rënda iu drejtua Kuvendit përmes një shkrese duke kërkuar heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Tahirit pasi në bazë të hetimeve italiane rezulton i përfshirë në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.
Dënimet për dy veprat Penale: