
Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist qe u ekzekutua sot ne oret e para te mengjesit ne automjetin e tij, prane baneses, eshte babai i Samuel Ndoka, të riut që u përfshi në sherrin ndaj aktivistit të LSI në diten e zgjedhjeve, ne Shengjin. Behet fjale per Samuel Ndoken, 18-vjeçari i cili eshte arrestuar nga policia e Tiranes, se bashku me Danjan Ndoken dhe disa persona të tjerë.
Ne fund te muajit tetor te ketij viti, policia njoftoi se:
Shtetasi Samuel Ndoka, 18 vjeç, banues në Lezhë ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
18 vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar në datë 25 tetor 2017, nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, shtetasin F.D.
Me heret, policia arrestoi nipin tjetër të ish-deputetit Ndoka, Donjet Ndoka, i akuzuar po për këtë ngjarje, të ndodhur ditën e zgjedhjeve.
Njoftimin ate dite e dha drejtori për Krimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Josif Shtëmbari, i cili njoftoi se u arrestuan 3 persona me armë, mes tyre edhe Samuel Ndoka, nipi i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.
Ai akuzohet se gjatë ditës së zgjedhjeve në 25 qershor, së bashku me kushërinjtë e tij plagosën Florian Dushkun, aktivist të LSI-së.
Dhuna ndaj nenkryetarit te Qarkut te Lezhes
Djali i viktimes ishte perfshire edhe me pare ne nje tjeter konflikt. Behet fjale per dhunen e ushtruar ndaj N/Kryetarit te Këshillit të Qarkut Lezhë, Agustin Marku.
Marku ishte vetëm kur dy persona e kanë goditur me shqelma dhe grushte. Ngjarja u konfirmua ate dite edhe nga Policia e Lezhës, por Marku nuk ka bërë kallëzim për këtë. I kontaktuar nga “Panorama”, Agustin Marku konfirmon incidentin, por thotë se nuk ka dijeni për personat që e kanë bërë dhe për motivet.
Burimet e “Panorama” raportuan ate dite se dy të rinjtë e shpallur në kërkim janë nipat e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Sipas burimeve, ata janë Klajdi dhe Samuel Aleksandër Ndoka, të dy banues në Lezhë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 20.02.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasve: K.N. 21 vjeç dhe S.N. 18 vjeç, të dy banues në Lezhë.
Këta 2 shtetas dyshohet se rreth orës 13:30, në lagjen “Skënderbeg” të qytetit Lezhë, para një lokali, për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta, shtetasin A.M. 54 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë N/Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë.
Pas ndihmës së nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasi A.M. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale për dy vëllezërit u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.
Kush ishte Aleksander Ndoka?
Aleksandër Ndoka, që u ekzekutua me një atentat mafioz nga persona të paidentifikuar ishte babai i 4 fëmijëve, ndërsa kishte punuar në institucioni të ndryshe lokale në qytetin e Lezhës.
Ndoka më parë kishte punuar në Hipotekë, më pas u zgjodh në 2015 anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës në siglën e “Partia Rruga e Lirisë”. Ndërsa prej dy muajsh, Ndoka ishte drejtor i IKMT për zonën e veriut të vendit. /panorama.com.al/