Zef Hila ka fituar sot primaret e PD- së për bashkinë Vau Dejës. Që në këtë moment, Zef Hila është kandidat i PD- së për Bashkinë Vau Dejës.
Përpara regjistrimit zyrtar si kandidat për kryebashkiak në KQZ, Hila duhet të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit. Kështu, futet në lojë KQZ- ja që duhet të zgjedhë zëvendësuesin në listën vijuese të PD- së, depozituar me firmën e Bashës për zgjedhjet e 25 prill 2021.
Pasi ka shpallur deputetët fitues, sipas ligjit KQZ ka bërë rirenditjen e listës, bazuar në votat parapëqyese të marra nga kandidatët dhe jo në renditjen e depozituar me firmën e Bashës.
Sipas kësaj renditje, mandati që dorëzohet nga Zef Hila, i kalon automatikisht Bardh Spahisë, i cili është aktualisht kryetar i Bashkisë Shkodër dhe ka zyrtarizuar kandidimin pas votimit të sotëm në primaret e PD- së për tu rizgjedhur në postin aktual.
Kështu, Spahia ka hequr dorë të marrë mandatin e deputetit për ta vijuar deri në 2025- ën duke vendosur për tu bërë pjesë e garës për bashkinë e Shkodrës me 14 maj 2023.
Nndërsa sot zyrtarisht Spahia heq dorë nga marrja e mandatit të lënë nga Hila, ai do ti kalojë Lodovik Hasanit si përfaqësues i Pukës, i cili ka marrë numrin më të lartë të votave parapëlqyese pas Spahisë. Nëse edhe ky heq dorë apo ndonjë deputet tjetër i Qarkut Shkodër heq dorë nga mandati për të kandiduar për kryebashkiak (siç edhe përflitet), përfiton mandat edhe Izmira Ulqinaku, më e votuara e tretë me 25 prill 2021.