Presidenti Ilir Meta ka dekretuar mbledhjen e parë të legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Seanca e parë do të mbahet në datën 9 shtator 2017 në orën 10.00
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë datë për Parlamentin e ri të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Sipas rregullores, seanca e parë drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, e nëse ai refuzon, nga pasaardhësi i tij.
Gjithashtu zgjidhen dhe tre deputetë për sekretariatin që do të merret me procedurat e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit.