Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme. Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit fton qytetarët që duan zgjedhje te lira dhe te ndershme qe ta ndjekin në orën 12:45.
“Të dashur qytetarë, që doni zgjedhje të lira dhe demokratike, që doni që të drejtat tuaja të mos dhunohen më dhe që mezi po prisni rivendosjen e rendit kushtetues, ju ftoj të më ndiqni sot LIVE në ora 12:45 në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.
Ju ftoj gjithashtu, që deri më 25 prill të më ndiqni LIVE në faqen time zyrtare në “Facebook” sepse jam i bindur se do shtohen reklamat në televizionet, sa herë të dalë Presidenti, për shkak se jemi në periudhë fushate zgjedhore”, shkruan kreu i Shtetit.