Në një dalje të jashtëzakonshme për mediat, Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar SPAK të veprojë për daljen e database të grumbulluar nga PS- ja në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit. Ai i ka drejtuar pyetje kryeministrit Rama, duke i kërkuar të hedh dritë mbi të gjithë procesin e të ashtëquajturit “patronazhist”.
Ai ka paralajmëruas se do të dalin çdo ditë fakte të reja, pasi veç të tjerave, është nëvë në rrezik siguria kombëtare me daljen e të dhënave personale të shqiptarëve, në të gjitha nivelet, duke nisur nga kreu i shtetit.
Në përgjigje të pyetjeve nga gazetarët, Meta ka folur edhe për sondazhet. “Opozita ka mbi 90 mandate. Sondazhet, të gjitha sondazhet janë të blera nga Edi Rama. Është detyra e opozitës ti ruajë mandatet. Të japin jetën për mandatet. Edhe Vlora do ia bëjë fora. Unë do të jem aty edhe kur të numërohen votat”, ka paralajmëruar kreu i shtetit.