Vllaznia do te prese sot ne ora 16:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Laçit ne ndeshjen e vlefshme per turin gjysmefinal te Kupes se Shqiperise. Do te jete nje ndeshje e vetme qe do te vendose se kush shkon ne finale te ketij kompeticioni.
Keto dy ekipe jane ndeshur edhe para 4 ditesh ne Laç, por atehere per kampionat dhe u ndane ne barazim 0-0. Nje rezultat ky qe nuk i shkon per shtat asnjerit ekip ne takimin e sotem.
Trajneri Brdariç u shpreh dje se do te tentojne ta mbyllin ndeshjen brenda 90 minutave, pa patur nevoje te shkojne ne shtese. Per kete arsye, ai duket se ka gati edhe formacionin me te cilin do te luaje ndaj kurbinasve pasditen e sotme.
Mesohet se mbrojtesi Imami do te jete serish jashte skuadres per shkak te demtimit qe e shqeteson, por kjo nuk perben problem sepse Shehi po e zevendeson ne menyren me te mire te mundshme.
Ai do te luaje ne mbrojtje sebashku me Adilin, Gurishten dhe Isaevskin, nderkohe qe porta do t’i besohet Zogoviç qe po paraqet nje forme shume te mire ne ndeshjet e fundit.
Edhe treshja e mefushes pritet te mos kete ndryshim dhe do te luajne nga minuta e pare futbollistet Krymi, Jonuzi dhe Marku. Nderkohe per treshen e repartit ofensiv duket se ka vetem nje dileme.
Behet fjale per aktivizimin nga minuta e pare te Krujes apo Imerit, per t’i dhene me shume perparesi manovres sulmuese. Kjo do te vendoset ne fund, por dy te tjeret e ketij reparti duken te sigurte, Ardit Hoxhaj dhe Cisse qe ka fituar serish vendin si titullar para Dilaverit. /ShkodraSport/