
Prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni teksa sa inspektuar në terren situatën e krijuar nga përmbytjet ka deklaruar se nuk jemi në kushtet e fatkeqësisë natyrore. Sipas saj, situata është e kontrollueshme ndaj e quan të pavend deklaratën e bërë një ditë më parë nga kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia.
Prefektja Angoni tha se në bashkëpunim me institucionet e tjera janë krijuar të gjitha kushtet për të qenë në gatishmëri të banorëve.
Aktualisht janë rreth 300 ha tokë bujqësore nën ujë, ndërsa më e vështirë situata mbetet në fshatin Obot të njësisë Ana e Malit. Angoni është shoqëruar në inspektim nga deputeti Benet Beci, ndërsa është takuar edhe me deputeten e PD- së Greta Bardeli.
Siç ka ndodhur rëndom edhe në përmbytjet e viteve të kaluara, situata e krijuar shfrytëzohet edhe për përfitime politike nga të gjitha palët. Edhe këto përmbytje, duket se nuk bëjnë përjashtim nga rregulli. Aq më tepër se po afrohet përditë e më shumë edhe 14 maj 2023.