Pas Durrësit, edhe Gjykata e Tiranës nuk i ka dhënë mandatin kandidatit të PS në Vorë, Agim Kajmaku. Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencë për të marrë në shqyrtimin kërkesën e Agim Kajmakut dhe do ja kalojë kërkesën për njohje mandati Gjykatës Administrative.
Gjykata vendori “shpalljen e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes me kërkues Agim Kajmakun dhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në vendim. Ky vendim i dhënë më 15 korrik dhe firmosur nga gjyqtarja Ariana Gunbardhi, mund të apelohet në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve.