Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, nuk komentoi datë specifike se kur LSI do që të mbahen zgjedhjet, por tha se kjo parti do marrë pjesë në çdo proces të dekretuar nga Presidenti dhe që është kushtetues.
Në dalje nga takimi me kreun e shtetit Ilir Meta, Kryemadhi theksoi se vendit i duhet një “përmbysje e një sistemi të kalbur”.
“Ia bëmë të qartë Presidentit që LSI do zbatojë cdo vendim e dekret të presidentit që është kushtetues e do marrë pjesë në cdo proces zgjedhor ku i cili do i garantojë shqiptarëve qeverisjen e ardhshme evropiane për të cilën kanë aspiruar prej kohësh. Ska gjë më të rëndësishme sa ti japësh shqiptareve një datë që po e presin prej kohësh. Zgjedhjet duheshin bërë 2 vjet më parë, por cdo detaj i vogël që mund të thotë ç’bëri e sotmja e ç’bëri e nesërmja është të tallesh me cështjet e shqiptarëve”, tha kryetarja e LSI pas takimit.
“Sa më shumë të zgjasë këshilli politik, diskutimet për kodin zgjedhor, teknikalitetet e aq më jetëgjatë do të jenë politikanët në televizionet dhe asnjë nuk do ta flasë për punësim, sa më shpejt zgjedhjet, aq më mirë për të gjithë.
Na duhet përmbysje e një sistemi të kalbur dhe një system i ri, garancia më e madh është fuqia që kanë shqiptarët për të ndryshuar, nuk ka garanci më të madhe se përkrahja e qytetarëve. E vetmja garanci është zemra e çdo politikani e deputeti për tu përballur me krīmīn”, tha Kryemadhi.