Policia duket e vendosur të luftojë kontrabandën “e rrezikshme” të duhanit. Policia e Lezhës ka njoftuar arrestimin e një gruaje 52- vjeçare nga Shkodra, e cila po transportonte plot 35 paketa cigare dhe 5kg të grirë që kishte ndërmend t”ti trafikonte” përmes shitjes në Milot. Më poshtë, njoftimi i policisë së Lezhës.
“Më datë 10.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja L.M., vjeçe 52, banuese në fshatin Sheldi, Shkodër, pasi në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, tek vendi i quajtur “Caraj”, duke udhëtuar si pasagjere, me mjetin tip “Benz”, është kapur duke transportuar 35 kuti me nga 200 cigare dhe 5 kg duhan i grirë, për t’i shitur në tregun e Milotit, pa faturë tatimore dhe pa dokumentacion malli. Nenet 288/a, 172, 149/a dhe 180 të Kodit Penal.”