Sot më datë 08.05.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë ndalimi i shtetasve:
Rapush Hoxholli, 75 vjeç, banues në Tiranë .
Vjollca Hoxholli, 56 vjeçe, banuese në Tiranë
Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Vendim nr.460 datë 07.05.2018, ka caktuar masën, “Arrest me burg”, pasi dyshohen se me anë të mashtrimit kanë shitur disa herë personave të ndryshëm apartamente banimi.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim i shtetasit D. L. 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet të ketë bashkëpunuar me shtetasit e lartëpermendur.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Mashtrimit”.