Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin e Policisë Krímínàlé dhe Interpol Tiranën, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan dhe bënë àrréstimin provizor të shtetasit Viktor Gjoni alias Fatjon Gjoni, 29 vjeç, banues në Spathar, Vau i Dejës.
29-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firences, Itali, më datë 27 shkurt 2020 ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, si i dyshuar për kryerjen e veprave pénále “Pjesëmarrja në organizatë krímínàlé” dhe “Trafikim i lëndëve nárkótike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.