Sot, strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër shoqëruan shtetasit Besnik Zaja 25 vjeç, Ergys Ivziku 26 vjeç dhe Arvit Bushati 28 vjeç, për të dhenë sqarime mbi organizimi e protestës para Gjykatës së Apelit Shkoder, zhvilluar me datë 20.04.2018.
Deklarimet jane marre konform procedurave ligjore.
Për këtë rast ndiqen në gjendje të lirë dhe do referohen materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” e “Prishja e qetësisë publike” në ngarkim të këtyre shtetasve.