Një i ri 20- vjeçar është vetëdorëzuar në policia pasi rreth mesnatës së kaluar ka aksidentuar për vdekje një shtetas 55- vjeçar. Lajmi jepet nga policia, e cila thotë se 20- vjeçari, pasi ka dërguar në spital viktimën e tij, më pas ka shkuar në banesë. E njëjta zyrë policie më herët, në një tjetër njoftim bënte me dije se 20- vjeçari ka lënën makinën në vendngjarje pas aksidentit dhe ia ka futur vrapit në këmbë. Më poshtë, dy komunikatat e Policisë së Shtetit.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
•Gelsion Pajo, 20 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 13.08.2018, rreth orës 23:10, në fshatin Portëz, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përfshirë në një aksident ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Y.A, 55 vjeç, banues në fshatin Portëz.
Shtetasi Gelsion Pajo, pas përfshirjes në aksident e ka dërguar këmbësorin e aksidentuar në spital dhe është larguar për në banesë dhe më pas është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.
Informacioni paraprak
Në datën 13.08.2018, rreth orës 23:10, në fshatin Portëz, automjeti tip “Opel” në emër të shtetasit V.P, 54 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Y.A, 55 vjeç, banues në fshatin Portëz, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.
Drejtuesi i mjetit pasi e ka goditur këmbësorin është larguar në këmbë nga vendngjarja dhe mjetin e ka lënë aty.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. /ShkodraWeb/