Plas debati per dekoratat, Mesila i shkruan Rames: Ne e propozuam para 3 viteve

Shkruan ne Facebook ish- deputetja e PD dhe PDIU-se, Mesila Doda, aktualisht nr. 2 i Partise “Came”: “O Zot, sa i pavertete je….
E propozuam heqjen e medaljeve tre vjet perpara, vrapove te depositoje dhe ti nje draft tjeter… i frigur se po te vidhnim nje cope lavdie ku veç lavdi nuk kish, e pastaj i paralizove te dyja propozimet..
Dje te zuri syte prape e keqja qe po rritet ne kte vend ku lavdia e diktatures po te kthehet si flakurime fytyres per gjithe zhgenjimet qe njerzit pesojne e per gjithe ate qe po rrit heshtur çdo dite nder to….
Vrapove tek ligji i medaljeve perseri, ashtu siç vrapoje tek çeshtja çame dikur e tani i ke harruar dhe emrin, ashtu si merr çdo pike te programit tone dhe e shet per tenden.
Don ta dish? Me vjen shume mire qe ne fund fare perdundon te besh ato qe kemi thene ne, megjithse me sa duket ne brenda mendjes tende ishim armiku jot me i madh… me vjen shume mire se veç talentin, mendjen e perkushtimin me sa duket nuk e vjedh dot…
Po ta them megjithse e di qe nuk ke forca te besh sikur e kupton. Qe te besh gjera te mira, duhet te kesh mendje e zemer, dhe te besosh… te besosh se çeshtja çame nuk eshte kot, enuk eshte e perdorshme as per ca vota me shume e as per te futur sherr e ndasi. Eshte vuajtje per ca njerez, ndaj mos u tall me to kur njehere ben si i perkushtuar e me pas i harron emrin.
Antikomunizmi nuk eshte gargare per te shplare gojen. Eshte e detyrueshme pas asaj historie dramatike te vendit te perkushtohesh ne nje pakete ndarje historike me te kaluaren. Po te them dhe nje tjeter e nuk do te them me qe ke kryer plagjature… mirato ligjin kunder propogandes komuniste, do i duhet ketij vendi…
Por me shume do i duhet nje njeri i vertete, qe i ndjen dhe perkushtohet ne kauzat e medha e dramatike te ketij vendi. Ti i perdor… por nuk din as te perkushtohesh ne parime e as te ndihmosh ne zgjidhje … e kjo te ben te vogel, meskin e miop…..”. /ShkodraWeb/